Nga mbledhja tematike e Qeverisë: Ekzaminimet e detyrueshme sipas ligjit dhe skriningu mamografik mobil, si pjesë e luftës kundër kancerit të gjirit

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut mbajti mbledhje tematike kushtuar luftës kundër kancerit të gjirit në Republikën e Maqedonisë së Veriut, në kuadër të shënimit të muajit tetor, në nivel botëror, si muaj kushtuar luftës kundër kancerit të gjirit.

Konkluzionet e arritura i referohen vendosjes së kontrollove të detyrueshme shëndetësore, si dhe ofrimit të skriningut mamografik mobil.

Është konkluaduar që të obligohet Ministria e Financave që në Buxhetin e vitit 2023 të parasheh mjete për promovimin e parandalimit në këtë fushë dhe përcaktimi i qëllimit specifik të mjeteve duhet të bëhet në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë.
 

Gjithashtu, është obliguar Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, gjatë ndryshimeve në Ligjin për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë dhe në aktet nënligjore të ligjit, të parasheh një kontroll të detyrueshëm shëndetësor në kuadër të kontrolleve sistematike, me qëllim futjen e parandalimit në këtë fushë, si detyrim ligjor.

Në mbledhjen e Qeverisë morën pjesë përfaqësues nga Shoqata joqeveritare për Iniciativa për zhvillimin e shëndetit, përmirësimin e shërbimeve shëndetësore dhe përfaqësimin e pacientëve EZRA, të cilët theksuan se 90 për qind e të gjitha kancereve të gjirit mund të kurohen, domethënë se diagnostikimi në kohë dhe trajtimi i duhur, në pjesën më të madhe, shpëtojnë jetë.

Në këtë drejtim, theksohet rëndësia e qasshmërisë së Qeverisë, përmes hapave dhe politikave specifike për të kontribuar në përmirësimin e situatës.