Kryeministri Dimitar Kovaçevski, pas takimeve me menaxhmentin e fondeve investive në kuadër të vizitës së tij në Emiratet e Bashkuara Arabe, pati një takim me kryeministrin Sheik Muhamed bin Rashid Al Maktum, i cili është edhe zëvendës president dhe Ministër i Mbrojtjes.
Kryeministri Kovaçevski, në bisedë me kryeministrin e Emirateve të Bashkuara Arabe, Shejh Muhamed bin Rashid Al Maktum, shprehu mirënjohje për pritjen dhe për marrëdhëniet e mira ndërmjet dy vendeve me potencial për bashkëpunim edhe më të madh në të ardhmen.
Në takim u diskutua për përpjekjet që po bën Qeveria për zbutjen e pasojave të krizës energjetike, rëndësinë e investimeve të reja për vendin tonë përballë krizës ekonomike dhe energjetike, si dhe rëndësinë e mbështetjes nga fondet për projekte zhvillimore që do të nënkuptojnë stimulim për ekonominë vendase.
U konstatua se Emiratet e Bashkuara Arabe sheh potencial për investime në vendin tonë, përkatësisht në burimet e rinovueshme të energjisë, agrobiznesin me fokus prodhimin e ushqimit, turizmin dhe infrastrukturën.
Ky takim do të thotë konfirmim për thellimin e bashkëpunimit të mëtejshëm dhe vazhdimin e bisedimeve me fondet e investimeve të Abu Dhabit për realizimin e projekteve investive zhvillimore.