Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski i shoqëruar nga ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska sot u takuan me Marketa Pekarova Adamova, kryetare e Dhomës së deputetëve në Parlamentin e Republikës së Çekisë.
Në takim është theksuar bashkëpunimi i ngushtë dhe miqësor mes Maqedonisë së Veriut dhe Republikës Çeke, tashmë 28 vite deri më sot, me përcaktim të përbashkët për avancim të mëtejshëm.
Është shpreh qëndrimi se Republika Çeke dhe Maqedonia e Veriut janë partnerë aktivë të NATO-s, si shtete anëtare të Aleancës dhe u shpreh shpresa se ky bashkëpunim do të vazhdojë edhe si shtete anëtare të Bashkimit Evropian.
Në këtë drejtim është shprehur mbështetje e fuqishme për integrimin e mëtejshëm të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Union, me përgëzime për progresin dhe negociatat e hapura me BE-në në korrik të këtij viti
Bashkërisht u vlerësua se nevojitet sjellje e përgjegjshme nga të gjitha institucionet, si nga Qeveria ashtu edhe Parlamenti me qëllim Maqedonia e Veriut të vazhdojë rrugën e hapur evropiane.
Kryeministri Kovaçevski ka falënderuar mbi mbështetjen e dhënë nga Republika Çeke, si një nga mbështetësit më të hapur dhe më të zëshëm të integrimeve evropiane të vendit tonë.
„Донесовме одлуки за добра иднина на нашата држава и на граѓаните. Владата, во оваа економска и енергетска криза прави чекори во интерес на граѓаните и посветени сме кон брза интеграција во Европската Унија. Сега сме фокусирани на скрининг процесот со ЕУ, којшто верувам дека ќе заврши успешно, по што сите политички субјекти и институции ќе треба да го преземат својот дел од одговорноста, за да се осигура европската иднина на Република Северна Македонија“, рече премиерот Ковачевски.
Sollëm vendime për një të ardhme të mirë për vendin dhe qytetarët. Qeveria në këtë krizë ekonomike dhe energjetike po ndërmerr hapa në interes të qytetarëve dhe ne jemi të përkushtuar drejt integrimit të shpejtë në Bashkimin Evropian. Tani jemi të fokusuar në procesin e skriningut me BE-në që besoj se do të përfundojë me sukses, ku të gjithë subjektet politike dhe institucionet do të duhet të marrin pjesën e tyre të përgjegjësisë për të siguruar të ardhmen evropiane të Republikës së Maqedonisë së Veriut," tha Kryeministri Kovaçevski.
Në takim është theksuar se vlerësohet përcaktimi i politikës së jashtme të Maqedonisë së Veriut plotësisht në linjë me Bashkimin Evropian lidhur me luftën në Ukrainë.
është konkluduar se Evropa është e plotë së bashku me vendet e Ballkanit Perëndimor në arritjen e stabilitetit dhe sigurisë së qëndrueshme.
Lidhur me situatën në Ukrainë bashkërisht është konstatuar se rreshtimi në anën e Ukrainës është rreshtim në anën e demokracisë dhe paqes në Evropë dhe botë dhe se është i nevojshëm solidaritet midis vendeve të kontinentit evropian si në lidhje me këtë çështje, ashtu dhe në funksion të ballafaqimit me pasojat e luftës në plan energjetik dhe ekonomik.
Në takim ministrja Petrovska theksoi se bashkëpunimi midis Maqedonisë së Veriut dhe Republikës Çeke në fushën e mbrojtjes është i shkëlqyer, ndërsa bashkë me kryetarin e Qeverisë Kovaçevski kanë theksuar rëndësinë e unitetit midis anëtarëve të NATO-s për shkak të situatës në Ukrainë dhe tejkalimin e sfidave të sigurisë në plan global.