“Investimi i ri për të cilin jemi sot këtu do të jetë 30 milionë euro dhe kapaciteti i ri prodhues do të plotësohet me të paktën 100 vende të reja pune. Kjo është një mundësi për të rinjtë, sepse kompanitë me standarde evropiane dhe botërore hapin vende pune për personel të kualifikuar”, tha Kryeministri Dimitar Kovaçevski me rastin e investimit të ri të përbashkët YFA Automotive ndërmjet dy kompanive Jangfeng dhe ARC Automotiv në ZZHTI Shkup 1.
Kryeministri Kovaçevski theksoi se krijimi i politikave dhe kushteve të mira ekonomike për kompanitë nënkupton investim të drejtpërdrejtë në cilësinë e jetës së punëtorëve.
“Gjatë vizitës pashë shumë energji dhe entuziazëm te punonjësit e fabrikës. Kjo më gëzon veçanërisht sepse ata janë motori i ekonomisë dhe pa punën e tyre të përkushtuar thjesht nuk ka përparim. Përshëndetje edhe për tre ish-kolegët e mi me të cilët kemi punuar së bashku në vitin 2003 dhe kur i shoh këtu e di që kjo fabrikë do të ketë sukses sepse këta janë tre menaxherë të lartë. Kushtet e mira të punës, investimet cilësore si ky këtu, përkushtimi për rritjen e pagave, por edhe shërbimet e mira të ofruara nga shteti, janë parakusht për punëtorë të lumtur dhe produktiv”, tha Kryeministri Kovaçevski, duke theksuar rëndësinë e një strategjie të qartë dhe të mirë dhe qasje në tërheqjen e investimeve të huaja, veçanërisht në kohë krize.
“Sot nuk është e lehtë të tërheqësh investime, veçanërisht pas pandemisë me KOVID-19 dhe veçanërisht gjatë luftës që po zhvillohet në Ukrainë në kushte të vështira ekonomike, në zinxhirë furnizimi të ndërprerë, me norma të larta inflacioni. Por ishte qasja jonë ajo që konfirmoi të kundërtën. Gjatë periudhës së kaluar, tani dhe në muajin e ardhshëm, shohim hapjen e objekteve të reja prodhuese dhe për rrjedhojë, siç konfirmojnë institucionet financiare ndërkombëtare dhe analistët e pavarur, Maqedonia e Veriut ka qasjen më të mirë në tërheqjen e investimeve të huaja në krahasim me PBB-në e shtetit dhe shtetet në rajon”, tha Kryeministri Kovaçevski.
Ai falënderoi ekipin drejtues të dy kompanive, Jangfeng dhe ARC Automotive, të cilët, siç tha ai, njohën në vendin tonë një zonë për investime të sigurta dhe një vend që ofron kushte të shkëlqyera për investim.
“Hapja e objekteve të tilla prodhuese është një erë në shpinë të vendit tonë dhe e bën atë konkurrues në tregun botëror. Ky investim i përbashkët i këtyre dy kompanive të njohura botërore e bën Maqedoninë e Veriut një vend në të cilin prodhohen dhe eksportohen pajisje të cilësisë së lartë, për marka të njohura botërore nga industria e automobilave”, nënvizoi Kryeministri Kovaçevski dhe shtoi se Qeveria mbetet e fokusuar fuqishëm në zhvillimin ekonomik dhe menaxhimin e përkushtuar të krizës ekonomike.
“Në më pak se një vit mandat, vetëm nga fillimi i vitit deri në fund të shtatorit janë hapur 1600 vende të reja pune në zonat ZHTI. Me konceptin e ri të ZZHTI-së dhe Qeverisë për tërheqjen e investimeve, vetëm në 18 muajt e fundit janë arritur marrëveshje prej 620 milionë euro”, konkludoi Kryeministri Kovaçevski.
Jovan Despotovski, drejtor i ZZHTI-së, theksoi se me një qasje të zgjuar dhe fleksibile, Maqedonia e Veriut dëshmon se mund dhe di të jetë një partner i denjë për lojtarët globalë dhe kompanitë botërore.
“Bisedimet fillestare për një investim modest sot janë një projekt investimi serioz prej 30 milionë eurosh. Me këtë, ne treguam se edhe një vend i vogël si Maqedonia e Veriut mund dhe di të jetë një partner i denjë për lojtarët dhe kompanitë globale si Jangfeng dhe ARC Automotive. Dhe jo me para dhe fushata të shtrenjta, por me një qasje të zgjuar dhe fleksibile. Veçanërisht jam i kënaqur që pas bisedave që patëm sot në mëngjes me menaxhmentin, ky projekt investues do të jetë vetëm një hyrje në projekte të reja të përbashkëta që duhet të sjellin investime të reja dhe vende pune të paguara mirë. Kjo kompani do të sjellë 100 vende pune me paga mbi mesataren e vendit. Ajo që është inkurajuese është që ARC-ja ka rritur pagat për 20% vetëm këtë vit dhe unë do t'i inkurajoj që të vazhdojnë ta bëjnë këtë”, tha drejtori i zonave ZHTI, Despotovski.
Kryeministri Kovaçevski: Investimet e reja dhe punët e paguara mirë janë konfirmim i politikave të suksesshme të Qeverisë edhe në kushtet të një krize botërore
Kryeministri Dimitar Kovaçevski mbajti fjalim me rastin e investimit të përbashkët të ri të YFA Automotive ndërmjet dy kompanive Jangfeng dhe ARC Automotiv në ZZHTI Shkup 1.
Në vazhdim ua përcjellim në tërësi fjalimin e Kryeministrit:
“I nderuar zëvendësambasador i SHBA-ve në vend, Erik Majer,
I nderuar ambasador i Republikës Popullor të Kinës në vend, Xhang Zuo,
I nderuar drejtor i ZZHTI-së Despotovski,
I nderuar zëvendëskryetar dhe drejtor i përtgjizhshëm i Yanfeng Safety Systems, Majk Hejg,
I nderuar drejtor ekzekutiv ARC Automotive Aleks Çin,
Përshëndetje edhe deri tre ish-kolegët e mi me të cilët në vitin 2003 kemi punuar për implementimin e internetit me shpejtësi të lartë në Maqedoni, menaxherët e lartë Anastas, Jani dhe Vllatko dhe kur t'i shoh këtu e di që kjo fabrikë do të ketë sukses sepse me të vërtetë janë menaxherë të lartë.
Përshëndetje për të gjithë punonjësit mediatik dhe për të gjithë qytetarët e vendit.
Sot me ekipin e menaxherëve të Jangfeng dhe ARC Automotiv, gjatë vizitës pashë shumë energji dhe entuziazëm te punonjësit e fabrikës. Kjo më gëzon veçanërisht sepse ata janë motori i ekonomisë dhe pa punën e tyre të përkushtuar thjesht nuk ka përparim.
Kushtet e mira të punës, investimet cilësore si ky këtu, përkushtimi për rritjen e pagave, por edhe shërbimet e mira të ofruara nga shteti, janë parakusht për punëtorë të lumtur dhe produktiv. Kushtet e mira të punës, investimet cilësore si ky këtu, angazhimi për rritjen e pagave, por edhe shërbimet e mira të ofruara nga shteti, janë parakusht për punëtorë të lumtur dhe produktiv. Krijimi i politikave dhe kushteve të mira ekonomike për kompanitë nënkupton investim direkt në cilësinë e jetës së punëtorëve.
E di saktësisht se sa e rëndësishme është që punonjësit të jenë të kënaqur, e kam ndërtuar karrierën time në sektorin privat për 22 vjet. Para se të merrja funksionin në Qeveri, unë vetë kam punuar në një fabrikë të ngjashme me këtë dhe e di se çfarë do të thotë të ngrihesh çdo mëngjes dhe të vish të prodhosh dhe të japësh vlerë për kompaninë, e cila më tej i paguan taksat shtetit nga të cilat i mbulojnë të gjitha funksionet që i duhen shtetit për t'u financuar.
Dhe jam veçanërisht krenar për atë pjesë të jetës sime, e gjithë ajo përvojë më ka lejuar të marr njohuri që nuk merren duke u ulur në zyra dhe kabinete, njohuri që janë të zbatueshme sot për formimin e politikave që realisht japin rezultate, rritje dhe zhvillim dhe ballafaqim me krizën.
Sot nuk është e lehtë të tërheqësh investime, veçanërisht pas pandemisë me KOVID-19 dhe veçanërisht gjatë luftës që po zhvillohet në Ukrainë në kushte të vështira ekonomike, në zinxhirë furnizimi të ndërprerë, me norma të larta inflacioni.
Por ishte qasja jonë ajo që konfirmoi të kundërtën. Gjatë periudhës së kaluar, tani dhe në muajin e ardhshëm, shohim hapjen e objekteve të reja prodhuese dhe për rrjedhojë, siç konfirmojnë institucionet financiare ndërkombëtare dhe analistët e pavarur, Maqedonia e Veriut ka qasjen më të mirë në tërheqjen e investimeve të huaja në krahasim me PBB-në e shtetit dhe shtetet në rajon.
Jetojmë në një kohë të pasigurt kur është vërtet e vështirë të parashikohen pasojat me të cilat do të përballemi në vitet pas krizës. Prandaj, sipas udhëzimit tim, ne veprojmë në dy linja në Qeveri.
Para së gjithash, duhet të sigurohemi në këtë kohë të pasigurt që askush të mos mbetet vetëm për t'u përballur me krizën. Ne sollëm një pako të re masash kundër krizës mbi 360 milionë euro për të mbështetur ata që kanë më shumë nevojë, sepse është solidare dhe e nevojshme, sepse unë drejtoj një Qeveri dhe parti socialdemokrate dhe kjo është rruga e duhur në kohëtë një krize të tillë. Gjithashtu subvencionojmë energjinë elektrike për mbi 600 mijë familje, por edhe për 72 mijë konsumatorë të vegjël, kompani që punësojnë 98% të të punësuarve në shtet. Kështu, faturat e tyre janë pesë herë më të ulëta se sa do të ishin pa subvencionimin e Qeverisë.
Dhe siç thashë, energji elektrike, ushqim dhe energjenca, duhet të ketë për të gjithë. Dhe nuk ka asnjë devijim nga kjo për sa kohë që unë kam kontroll mbi procesin.
Nga ana tjetër, është shumë e rëndësishme të kemi një strategji të qartë për zhvillimin ekonomik dhe stabilitetin afatgjatë të vendit. Ne kemi atë drejtim. Ne synojmë zhvillimin ekonomik të shoqërisë, krijimin e kushteve për hapjen e vendeve të reja të punës, orientimin evropian me ruajtjen e vendosur të interesit tonë nacional.
Ne duhet të mendojmë për të ardhmen, prandaj në fillim të muajit filloi të funksionojë në vend termocentrali më i madh ndonjëherë me kapacitet prej 17 MV, i cili do të prodhojë energji elektrike ekuivalente për të plotësuar nevojat e 5500 familjeve maqedonase, ose ekuivalente me konsumi i të gjitha shkollave fillore dhe të mesme në shtet.
Nga dielli ynë, energji të pastër dhe e ripërtërishme që do të mbrojë edhe mjedisin jetësor. Kjo është e ardhmja dhe vizioni ynë, transformimi energjetik i vendit bëhet kështu, hap pas hapi, me vendosmëri dhe me hapa të fuqishme para.
Tashmë në fund të javës së kaluar u miratuan të gjitha rregulloret dhe normat ligjore, të cilat plotësuan kërkesën e të gjithë qytetarëve të vendit tonë, të cilët prej dekadash kërkojnë lehtësimin e procedurës për vendosjen e sistemeve fotovoltaike në çatitë e tyre. Të jenë në gjendje të prodhojnë vetë energji elektrike. Nuk ka më nevojë për leje, për projekte komplekse, por me krijimin e një projekti ndërtimi, të gjithë do të mund të instalojnë, dhe me rregulloret e ndryshuara, të lidhen menjëherë me rrjetin e shpërndarjes elektrike të furnizuesit universal. E njëjta gjë vlen edhe për kompanitë që instalojnë sisteme deri në 40 kilovat, mundësi për amvisëritë deri në 6 kilovat.
Me këtë reduktojmë pavarësinë energjetike, ulim faturat e qytetarëve, por në të njëjtën kohë rrisim investimet në energjinë e gjelbër.
Maqedonia e Veriut ka burime, ka diell, ujë, tokë, të gjitha këto janë burime që mund të përdoren për zhvillimin tonë. Që kur kam qenë Kryeministër, në vetëm 10 muaj janë instaluar 27 megavat termocentrale diellore në vend në Osllomej dhe në Maqedoninë lindore. Kjo është më shumë se instalimi në 11 vitet e qeverisjes së mëparshme. Nëse vazhdojmë në këtë mënyrë, jemi në një rrugë të sigurt për të siguruar tranzicionin dhe pavarësinë energjetike të vendit.
E di që është një kohë krize, por zhvillimi nuk duhet të ndalet dhe kjo ngjarje sot është një konfirmim i kësaj. Kompani të tilla si Jangfeng dhe ARC Automotiv po zgjerojnë objektet e tyre këtu, duke krijuar një sipërmarrje të re të përbashkët që do të hapë fabrika të reja, linja prodhimi dhe vende pune.
Me këtë rast dua të falënderoj ekipin menaxhues të të dy kompanive, BD, pronarët. Ata njohën në vendin tonë një zonë për investime të sigurta dhe një vend që ofron kushte të shkëlqyera për investim.
Hapja e objekteve të tilla prodhuese është një erë në shpinë të vendit tonë dhe e bën atë konkurrues në tregun botëror. Ky investim i përbashkët i këtyre dy kompanive të njohura botërore e bën Maqedoninë e Veriut një vend në të cilin prodhohen dhe eksportohen pajisje të cilësisë së lartë, për marka të njohura botërore nga industria e automobilave.
Ky investim i ri për të cilin jemi sot këtu, sipas menaxhmentit do të jetë 30 milionë euro dhe kapaciteti i ri prodhues do të plotësohet me të paktën 100 vende të reja pune. Kjo është një mundësi, siç thashë për të rinjtë, sepse kompanitë me standarde evropiane dhe botërore hapin vende pune për kuadro të kualifikuar.
Në më pak se 10 muaj janë hapur 1600 vende të reja pune në zonat ZHTI nga fillimi i vitit deri në fund të shtatorit. Me konceptin e ri të ZZHTI-së dhe qasjen e Qeverisë për tërheqjen e investimeve, vetëm në 18 muajt e fundit janë arritur kontrata me vlerë 620 milionë euro.
Në fund, dua t'i përgëzoj edhe një herë investitorët, të gjithë ekipin menaxhues për këtë investim, dua t'u uroj shumë sukses në punën e tyre dhe dua t'ju falënderoj të gjithëve për vëmendjen dhe praninë tuaj sot këtu."