Kovaçevski: Mbi 760 milionë euro për masa antikrizë në vitin 2022, askush nuk do të përballet vetë me krizën

Askënd nuk do ta lëmë vetë të përballet me pasojat nga kriza ekonomike-energjetike dhe ë gjithë do ta kalojmë së bashku sepse Qeveria me përgjegjësi dhe në kohë ndërmerr masa me qëllim për të siguruar mbështetje për qytetarët dhe kompanitë dhe këtë do të vazhdojmë ta bëjmë. Së bashku me pakon e fundit të masave antikrizë, e cila arrin 360,2 ​​milionë euro. Me pakon e kaluar që zbatohej në muajt e parë të vitit me vlerë të përgjithshme të masave të targetuara deri më tani arriti mbi 760 milionë euro., tha Kryeministri Dimitar Kovaçevski në seancën për pyetje të deputetëve në Kuvend.

Masat janë sjell përmes analizave të thella dhe në konsultime me subjekte dhe ekspertë të ndryshëm, theksoi ai, me shoqata të pensionistëve, me përfaqësues të Odave Ekonomike, me qëllim që të gjithë të jenë të përfshirë.

Nga njëra anë, qëllimi im për këtë dimër është të shfrytëzojmë maksimalisht burimet që kemi, kontaktet me miqtë tanë nga Evropa, nga rajoni, kontaktet me fqinjët tanë më të afërt dhe të përmbushim planin tonë për sigurimin e burimeve dhe mbi të gjitha energji elektrike nga kapacitetet vendore. Nga ana tjetër, ne kemi marrë masa të synuara që do të jenë mbështetje për qytetarët më të cenueshëm, që nga ana tjetër është edhe rekomandim i institucioneve financiare ndërkombëtare. Në të njëjtën kohë, ne po përpiqemi të gjejmë një mënyrë për të vazhduar atë që tashmë është mbështetje për qytetarët dhe kompanitë për të siguruar një qasje gjithëpërfshirëse”, tha Kryeministri Kovacevski.

Kryeministri Kovaçevski theksoi se me rebalancin e Buxhetit që u miratua në periudhën e kaluar, ne siguruam që masat si norma preferenciale tatimore prej 5% për shitjen e energjisë elektrike për amvisëritë do të vazhdojnë për të zbutur ndikimin në çmim nga çmimi në rritje i energjisë elektrike në berzat botërore.

Po ashtu vazhdojmë me programin e varfërisë energjetike, me të cilin ndihmojmë financiarisht dhe drejtpërdrejt 4000 familje në vend, duke u siguruar atyre fatura të reduktuara të energjisë elektrike ose burime financiare për materialet ngrohëse e tjera që përdorin. Me këtë masë çdo familje ndihmohet individualisht me gati 200 euro gjatë vitit.
  
Financimi i komunave për rritjen e efikasitetit energjetik vazhdon me projektin nga Ministria e Financave përmes Bankës Botërore në vlerë prej 10.5 milionë euro, të cilat mund t'i përdorin për vendosje e burimeve të reja të ripërtërishme të energjisë ose t'i përdorin ato për efikasitet më të mirë energjetik në objektet e tyre.

Kompanitë i përjashtuam nga TVSH-ja gjatë importit të gazit natyror dhe energjisë elektrike, energjisë termike apo energjisë për ftohje dhe kjo në total është 26 milionë euro që mbeten në dispozicion për zgjerim në ekonomi, financimin e komunave për projektet për efikasitet energjetik me 10,5 milionë euro euro përmes Ministrisë së Financave.

Gjithashtu, Kryeministri tha se vendosja e taksës ekologjike, e cila do të kursejë 25 milionë euro në ekonomi, po shtyhet. Kompanitë janë të përjashtuara nga pagesa e TVSH-së kur importojnë gaz natyror dhe energji elektrike, energji termike apo energji për ftohje dhe nga ky përjashtim mbeten në qarkullim në ekonomi mbi 26 milionë euro.

“Siguruam mbështetje me kredi të favorshme për investime në efikasitetin energjetik dhe burime të ripërtëritshme të energjisë për kompanitë në vlerë prej 100 milionë euro përmes Bankës për Zhvillim të Republikës së Maqedonisë së Veriut sipas parimit 1+2. Nga muaji prill e deri më tani kemi subvencionuar çmimin e tregut të energjisë elektrike për 80%, 611,000 amvisëri dhe 72,000 konsumatorë të vegjël dhe është pesë herë më e ulët fatura e rrymës se sa do të paguanin pa subvencionimin e shtetit”, tha Kryeministri Kovaçevski.

“Me rebalancin vazhdojmë me masën për subvencionimin e çmimit të energjisë elektrike, për të cilën me rebalancim kemi ndarë mjete shtesë që faturat e qytetarëve të mbeten në të njëjtin nivel deri në fund të vitit, gjegjësisht 80% të subvencionuara edhe për konsumatorët e vegjël. Që të ndodhë e gjithë kjo do të ndahen gjithsej mbi 222 milionë euro për tërë vitin”, tha Kryeministri Kovaçevski.