Kovaçevski: Mbështetje financiare e drejtpërdrejtë për 42 mijë qytetarë të kategorive të cenueshme dhe 330 mijë pensionistëve4 për t'u përballur me krizën, kujdesi për më të cenuarit është prioritet

Kryeministri Dimitar Kovaçevski në përgjigje të pyetjes së deputetëve theksoi se Qeveria ofron përkrahje të vazhdueshme për qytetarët dhe kompanitë në kushtet e krizës ekonomike dhe energjetike me masa në kohë dhe të targetuara.

“Me pakon e fundit të ndihmës financiare, ne ofrojmë mbështetje financiare të drejtpërdrejtë për 42.000 qytetarë në vend që janë nga kategoritë më të cenueshme të qytetarëve. Bëhet fjalë për personat që janë përfitues të ndihmës së sigurimeve shoqërore, personat që përdorin të drejtën e nevojave të veçanta, prindër të fëmijëve me nevoja të veçanta deri në moshën 26 vjeçare etj. për të cilat janë ndarë 8 milionë euro.

Ndihmë financiare e drejtpërdrejtë prej gjithsej 6.000 denarë për pensionistët që marrin deri në 11.525 denarë, si dhe ndihmë financiare e drejtpërdrejt prej 3.000 denarë për pensionistët që kanë pension prej 11.525 deri në 14.000 denarë dhe këtë e mirëpritën shoqatat e pensionistëve sepse ata që kanë pensionet më të ulëta, do të marrin ndihmën me të cilën do të mund të përballen më mirë në këto kushte të vështira ekonomike, për të cilat i kuptojmë të gjithë”, tha Kryeministri Kovaçevski.