Kryeministri Dimitar Kovaçevski, në konferencën e sotme për shtyp në fjalimin e tij shpjegoi vendimet e reja nga mbledhja e sotme e Qeverisë, me të cilat u mundësohet kompanive që prodhojnë produkte ushqimore bazë, shkollave fillore dhe të mesme publike, ndërmarrjeve publike për ujësjellës dhe largimin e ujërave të zeza, të lidhin kontratë me EMV Shitje dhe të kenë energji elektrike më të lirë.
Në vazhdim fjalimi i plotë i Kryeministrit Kovaçevski:
“Të nderuar përfaqësues të mediave,
Të nderuar qytetarë,
I nderuar Ministër i Ekonomisë,
Kemi premtuar se ushqim, energji elektrike dhe ngrohje këtë dimër duhet të ketë për të gjithë. Ekipi ekonomik i Qeverisë po punon me përkushtim për gjetjen e zgjidhjeve lidhur me këto çështje.
Në mbledhjen e sotme të Qeverisë u sollën disa vendime të rëndësishme, me të cilat sigurojmë furnizim të pandërprerë të energjisë elektrike dhe zbutje të rritjes së çmimit të energjisë elektrike në bursat botërore, duke mundësuar edhe në kushte të krizës funksionim stabil dhe të pandërprerë të institucioneve kyçe.
Vendimet që janë sjell në mbledhjen e Qeverisë janë si në vijim:
Do të sigurojmë energji elektrike më të lirë prej 80 euro për megavat/orë për kompanitë që prodhojnë produkte ushqimore bazë.
Vendimi i Qeverisë ka të bëjë me kompanitë që prodhojnë produkte ushqimore bazë, ku përfshihen prodhuesit e vajit për gatim, bukës dhe produkteve të bukës, miellit, qumështit dhe produkteve të qumështit, industrisë së mishit dhe shpendëve.
Me këto masa, kompanitë, prodhuesit e produkteve ushqimore bazë do të kenë parashikueshmë, energji elektrike stabile dhe më të lirë, gjë që do të ndikojë përfundimisht në stabilizimin e çmimeve të produkteve finale që prodhohen dhe që shiten nga këto kompani.
Tashmë është bërë e ditur publikisht nga prodhuesit e produkteve bazë se me vendim të tillë çmimet duhet të ulen për të paktën 10%.
Në këtë krizë të vështirë, u ndihmojmë edhe shkollave publike fillore dhe të mesme. Për të pasur furnizim të pandërprerë dhe të sigurt të energjisë elektrike të lirë, shkollat publike fillore dhe të mesme në rast të gjendjes krizë të shpallur në furnizimin me energji elektrike mund të lidhin kontratë për furnizim me EMV-në Shitje, me çmim prej 95 euro për megavat/ orë.
Mundësi për furnizim me energji elektrike nga EMV-ja sigurojmë edhe për ndërmarrjet publike në fushën e furnizimit me ujë dhe largimit të ujërave të zeza që punojnë me stacione të pompimit dhe spastrimit, me të cilën do të sigurojë funksionim të pandërprerë, gjegjësisht furnizim të papenguar dhe stabil me ujë për qytetarët, si dhe largim të ujërave të zeza. Çmimi për këtë qëllim do të jetë 95 euro për megavat/orë energji elektrike.
Me qëllim që të parandalohen keqpërdorimet dhe manipulimet gjatë sigurimit të shërbimit universal në tregun e energjisë elektrike, Qeveria solli vendim me të cilin komunave dhe Qytetit të Shkupit u ndalohet të themelojnë ndërmarrje publike, ndërmarrje me përgjegjësi të kufizuar ose ndërmarrje aksionare për kryerjen e veprimtarisë me interes publik - ndriçimi publik. Ky vendim është marrë për shkak se njoftimet thonë se komunat kanë themeluar ndërmarrje publike apo veprimtari të ndriçimit publik ose ua kanë caktuar ndërmarrjeve publike ekzistuese.
Ne i marrim këto vendime, si gjithë të tjerat, gjithëpërfshirëse me të gjitha palët e interesuara, kjo Qeveri i zgjidh punët me dialog. Në këtë krizë ekonomike energjetike çdo qindarkë është e rëndësishme për qytetarët dhe për këtë ne bëjmë çdo përpjekje për të ruajtur dhe përmirësuar standardin e jetesës.
Na pret dimri më i vështirë pas Luftës së Dytë Botërore, të gjithë së bashku, rajoni dhe kontinenti evropian, po përballemi me këtë sfidë dhe vetëm me bashkël do të dalim më lehtë nga kriza.
Qytetarët nuk do t'i mbijetojnë të vetëm kësaj krize, askush nuk do të lihet të zgjedhë mes ushqimit dhe energjisë elektrike.
Do të vazhdojmë të subvencionojmë energjinë elektrike me 80% për mbi 600.000 familje dhe 72.000 kompani të vogla konsumatore që punësojnë 98% të punonjësve të shtetit. Ne vazhdojmë të kujdesemi për më të rrezikuarit dhe 42.000 qytetarë nga kategoritë më e cenueshme, siç paralajmëruam me masat, do të marrin ndihmë direkte financiare. Si dhe 330.000 pensionistë të cilët përveç rritjes së pensioneve, këtë dimër do të marrin edhe 3.000 apo 6.000 denarë mbështetje sipas pakos së fundit të masave kundër krizës.
Nuk ka prioritet më të madh se përballja me krizën energjetike, mbrojtja e standardit të jetesës dhe ruajtja e likuiditetit të kompanive. Unë premtova se do të bëja gjithçka. Së bashku me anëtarët e Qeverisë, veçanërisht nga drejtoritë ekonomike, dita jonë fillon dhe mbaron me masat dhe hapat e ardhshëm, planet dhe projeksionet për përballimin e krizës energjetike. Ne kujdesemi për buxhetin e shtetit, punojmë me përgjegjësi dhe brenda vendit dhe shkurtojmë sa më shumë shpenzimet joproduktive.
Ne tregojmë se në veprim një pjesë e fondeve janë devijuar për të mbështetur qytetarët, për masat kundër krizës dhe në atë drejtim dhe do të vazhdojmë të veprojmë.
Ne si shtet nuk jemi vetëm, Republika e Maqedonisë së Veriut merr 80 milionë euro grant nga BE-ja, të cilat do të përdoren për mbështetje buxhetore në vend në fillim të vitit të ardhshëm. Kemi pasur komunikim shumë intensiv me vendet fqinje gjatë periudhës së kaluar, po kërkojmë mënyra dhe zgjidhje për të ndihmuar njëri-tjetrin në gjetjen e zgjidhjeve për sfidat që na presin në periudhën në vijim.
Përveç prioritetit, që është ballafaqimi me krizën energjetike, prioriteti ynë janë edhe investimet, sepse në këto kohë të vështira, mënyra më e mirë që mund ta luftojmë krizën është që këtu në Maqedoninë e Veriut të hapim dhe të ofrojmë atë që është e mundur më shumë vende pune për bashkëqytetarët tanë. Mënyra më e mirë për të përballuar shpenzimin e lartë të jetesës është sjellja e vendeve të punës me pagesë më të mirë në industritë e së ardhmes, të cilat mbështeten nga kjo Qeveri.
Vetëm në javët e fundit mora pjesë në hapjen e disa investimeve të reja, në fushën e energjisë, industrisë së automobilave dhe jam krenar për kompanitë e njohura që zgjedhin vendin tonë si destinacion për investimet e tyre. Është rezultat i politikave tona të orientuara drejt së ardhmes, drejt NATO-s, BE-së dhe sigurisht mbështetjen që Qeveria u jep investitorëve të rinj në vend. Po investojmë edhe në infrastrukturë, po ndërtohen rrugë dhe dje, siç e shihni, ka vazhduar ndërtimi i pjesës lindore të korridorit hekurudhor 8.
Puna e palodhur sjell rezultate dhe besoj se kjo krizë do të na bëjë më të fortë, më të bashkuar, punëtorë, racional dhe më e rëndësishmja, të luftojmë së bashku për të ardhmen evropiane të të gjithëve ne.
Ju faleminderit."