Sot, 07.11.2022 (e hënë), me fillim në orën 12:00, me ftesë të Kryetarit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, do të mbahet takimi i liderëve të kryetarëve të partive parlamentare.
Në takim, i cili do të mbahet në Sallën e Kristaltë në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, do të mbajë fjalim Kryeministri Dimitar Kovaçevski, pas së cilit do të hapet diskutim mes kryetarëve të partive politike parlamentare, për të ardhmen evropiane të Republikës së Maqedonisë së Veriut, si dhe për vendimet të cilat në periudhën e ardhshme duhet të miratohen në Kuvend me konsensus të gjerë politik dhe shoqëror.
Kameramanët dhe fotografët do të kenë mundësi të bëjnë fotografi dhe inserte në fillimin e takimit. Pas përfundimit të takimit është paraparë deklaratë për media e Kryeministrit Dimitar Kovaçevski, i cili gjithashtu do të mbahet në Sallën e Kristaltë në Kuvend.
Deklaratat mund të ndiqen drejtpërdrejt edhe në këto linqe:
Deklarata në gjuhën maqedonase
Deklarata në gjuhën shqipe