Takimi i liderëve i Kryeministrit Kovaçevski dhe kryetarëve të partive parlamentare është duke u zhvilluar

 

Sot pasdite në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, filloi takimi i liderëve të kryetarëve të partive parlamentare, me ftesë të Kryetarit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski.

Në takimin e liderëve, të cilin e hapi Kryeministri Kovaçevski me fjalimin e tij, do të diskutohet për ardhmërinë evropiane të Republikës së Maqedonisë së Veriut, si dhe për vendimet që duhet të merren në Kuvend në periudhën e ardhshme me një plan të gjerë politik dhe konsensus social.

Në takim po marrin pjesë edhe Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, kryetari i “VMRO-DPMNE-së”, Hristijan Mickovski, kryetari i “Bashkimit Demokratik për Integrim”, Ali Ahmeti, kryetari i “Aleancës për Shqiptarët”, Arben Taravari, kryetari i “Alternativës”, Afrim Gashi, nënkryetarja e “Partisë Liberale Demokratike”, Monika Zajkova”, kryetari i “Partisë së Re Socialdemokrate”, Goran Misovski, kryetari i “Partisë Socialiste të Maqedonisë”, Ljupço Dimovski, zëvendëskryetari i “VMRO-PP-së”, Ljupço Ballkovski, kryetarja e “Ripërtëritjes Demokratike të Maqedonisë”, Maja Moraçanin, kryetari i “Opsioni Qytetar për Maqedoninë”, Stevço Jakimovski, kryetari i “Partisë së Pensionistëve”, Ilija Nikollovski, Xhabir Doko, kryetari i “Partisë Demokratike të Turqve të Maqedonisë”, Bejxhan Iljas, kryetari i “Unionit Demokratik”, Pavle Trajanov, kryetari i “Pala Serbe e Maqedonisë”, Mirosllav Jovanoviq, kryetari i “Partisë demokratike të Serbëve në Maqedoni”, Ivan Stollkoviq dhe kryetari i “Partisë Demokratike të Shqiptarëve”, Menduh Thaçi.

Qëllimi i takimit të liderëve është në drejtim të sigurimit të mbështetjes nga ana e partive parlamentare me qëllim sjelljen e vendimeve të shpejta dhe efikase në Kuvend. Pjesë e temave për diskutim janë procesi i skriningut me BE-në, të gjitha aspektet kyçe që lidhen me integrimin e shtetit në BE, si dhe situata aktuale me krizën energjetike dhe masat e marra nga Qeveria për përballimin e krizës.