Andonov: Kompanitë që kanë hyrë në tregun e rregulluar përmes manipulimeve do të kthehen automatikisht në tregun e lirë nga janari

Në  interesim mediatik se si do të veprohet me  manipulimet e 12.000 kompanive në vend që u kthyen vetë në tregun e rregulluar, Viktor Andonov, bashkëpunëtor për energjetikë në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut, theksoi se për shkak të parandalimit të  keqpërdorimeve nga disa subjekte juridike, Qeveria mori vendim për rregullimin e këtij problemi.

“Në atë vendim saktë thuhet se nëse personat juridikë të përmendur nuk kthehen në tregun e lirë deri në fund të vitit, operatori i sistemit të shpërndarjes, si bartës i licencës që operon në bazë të Ligjit për Energjinë, do të ketë obligim automatikisht nga 1 janari 2023 për t'i kthyer në tregun e lirë”, ka thënë Andonov.