“Shpreh mirënjohjen time të madhe për gjithë angazhimin profesional dhe ekspert të ekipit, që punoi sinkronikisht gjatë gjithë këtyre viteve, dhe me një qëllim – kthimin e ikonave në vend. Falënderoj edhe palën shqiptare me të cilën kemi qenë në kontakt të vazhdueshëm, kemi shkëmbyer informacione dhe mendime të ekspertëve”, tha ministrja e Kulturës Bisera Kostadinovska-Stojçevska sot në Qeveri në takimin me gazetarë me rastin e kthimit të 20 ikonave nga Republika e Shqipërisë dhe Marrëveshja e nënshkruar për bashkëpunim.
Kostadinovska-Stojçevska, në pres konferencë që e mbajti bashkë me historianin e artit, dr. Sasho Cvetkovski, nga MANU, falënderoi të gjithë ekspertët nga Ministria e Kulturës nga Maqedonia e Veriut, nga Administrata për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore, nga AMSHA. Qendra Kombëtare e Konservimit, Instituti dhe Muzeu Manastir dhe Instituti dhe Muzeu i Ohrit, të cilët në nëntë vitet e fundit janë përfshirë në realizimin e këtij procesi kompleks të kthimit.
Kostadinovska-Stojçevska dhe Cvetkovski njoftuan se pas rikthimit të suksesshëm të 20 ikonave, në Shqipëri janë identifikuar edhe 37 ikona të tjera për të cilat do të vijojë procesi i rikthimit dhe përvoja e këtij procesi garanton se procedura nuk do të zgjasë dhjetë vjet.
Kostadinovska-Stojçevska, theksoi se ky proces ka epilogun e dëshiruar falë profesionalizmit në respektimin e dispozitave të Konventës së UNESKO të vitit 1970 “për mënyrën e ndalimit dhe parandalimit të transportit, eksportit dhe kalimit të paligjshëm në pronësi të mallrave kulturore” nënshkruese të të cilave jemi edhe ne dhe Republika e Shqipërisë.
Ministrja e Kulturës shtoi se këto janë procese komplekse, të cilat janë finalizuar me nënshkrimin e kësaj Marrëveshjeje për kënaqësinë e përgjithshme.
Për kthimin përfundimtar të ikonave, ai informoi se është e nevojshme që të dy kuvendet të ratifikojnë marrëveshjet, pas së cilës do të bëhet kthimi fizik i ikonave në vend.
“Kjo procedurë është padyshim sukses, por edhe paralajmërim se duhet të bëjmë përpjekje që trashëgimia kulturore të mbrohet në mënyrë të sigurt, në mënyrë që ajo të mos jetë objekt i vjedhjeve që do të rezultonte me largimin e paligjshëm të saj nga shteti”, tha Kostadinovska- Stojçevska. Ajo shtoi se meqenëse objektivat më të shpeshta të zhvendosjeve të paligjshme janë objektet arkeologjike dhe ikonat, duhet të rriten masat për mbrojtje më të madhe të sigurisë së këtij lloj trashëgimie kulturore.
“Mbrojtja e trashëgimisë kulturore është përgjegjësia jonë më e madhe, e çdo individi dhe e të gjitha institucioneve. Të gjithë jemi të detyruar, secili në domenin tonë, të kujdesemi dhe të mbrojmë thesarin kombëtar. Në këtë kontekst, Ministria e Kulturës dhe institucionet profesionale për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore shprehin gatishmëri për bashkëpunim më të madh me KOM-in. Duke qenë se një pjesë e madhe e ndërtesave të shenjta janë në zona të paarritshme dhe të populluara sa duhet, ato janë në rrezik. Mbetemi të hapur për bashkëpunim në sferën e shfrytëzimit të depos së institucioneve tona kombëtare për depozitimin e përkohshëm të trashëgimisë së vlefshme kulturore që disponon Kisha Ortodokse Maqedonase”, theksoi ministrja e Kulturës.
Sasho Cvetkovski nga AMSHA, i cili është pjesë e ekipit në të gjitha vitet e kaluara ishte pjesë e procedurës për kthimin e ikonave, duke shpjeguar në detaje të gjithë procesin e kthimit, tha se bisedimet u intensifikuan në vitin e fundit, gjë që i dha mundësinë hera e parë në historinë e vendit tonë është nënshkrimi i një marrëveshjeje të tillë dhe krijimi i një sistemi bashkëpunimi në këtë sferë.
“Akti i kthimit të ikonave është historik, sepse edhe në vitet e 70-ta të shekullit të kaluar janë bërë përpjekje për kthimin e trashëgimisë kulturore, por nuk kanë pasur sukses, prandaj akti i djeshëm merr rëndësi”, tha Cvetkovski.
Ai përmendi edhe valën e hyrjes me dhunë në kishat në Maqedoninë jugperëndimore, kur u vodhën një numër i madh ikonash dhe objektesh kishtare dhe pas inspektimit të galerisë në Tiranë, në vitin 2013, u konstatua se ka shumë ikona maqedonase që mbahen në Shqipëri.
“Në dhjetor 2013, me ekipe ekspertësh dhe me persona të MPB, shkuam në Tiranë për të inspektuar ikonat, pamë se kishte mijëra objekte të vjedhura nga Shqipëria, Greqia dhe Maqedonia. Avantazhi ishte se vendi ynë ka një rekord të studiuar dhe cilësor të ikonave si trashëgimi kulturore. Ishte një përfitim i madh për ne. Po ashtu edhe Qendra për Trashëgimi Kulturore në AMSHA ka numër të madh të hulumtimeve, kështu që ne kemi pasqyrë të plotë të ikonave si trashëgimi kulturore që i posedojmë”, sqaroi Cvetkovski.
Ai përshëndeti përpjekjet e Ministrisë së Kulturës për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore, por theksoi se 90 për qind e ikonave kanë nevojë për mbrojtje.
Cvetkovski theksoi se ka shumë ikona të rëndësishme, duke përfshirë edhe ikonën e Diço Zografit, e cila dje u prezantua nga ministrat e kulturës së Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë si një gjest simbolik, aq më tepër që vitin e ardhshëm shënohen 150 vjetori i lindjes së këtij piktori të jashtëzakonshëm.