Sot Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, në konferencën e përbashkët për shtyp me ministrin e Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi dhe drejtorin e EMV-së, Vasko Kovaçevski, informuan për realizimin e vendimit për energji elektrike të subvencionuar për kompanitë e industrisë ushqimore, shkollat publike fillore dhe të mesme dhe ndërmarrjet nga fusha e ekonomisë së ujërave. Sipas të dhënave të EMV-së për më pak se një muaj për furnizim të subvencionuar me energji elektrike janë paraqitur 233 shkolla publike fillore dhe të mesme, 50 ndërmarrje publike nga fusha e ekonomisë së ujërave, grumbullimit dhe largimit të ujërave të zeza urbane dhe pastrimit të ujërave të zeza që punojnë me stacione pompimi ose trajtimi dhe nga kategoria e personave fizikë dhe juridikë të regjistruar në sektorin ushqimor janë paraqitur 235 subjekte.
Në vazhdim është fjalimi integral i Kryeministrit Kovaçevskit:
“Ju falënderohem që morët pjesë në konferencën e sotme për shtyp, kjo është pjesë e konferencave të rregullta për shtyp që i kemi në Qeveri dhe që i kemi premtuar.
Ju informojmë për funksionalizimin e vendimit qeveritar që parashikonte me të cilin është siguruar një çmim i subvencionuar i energjisë elektrike për industrinë ushqimore, shkollat dhe ekonominë e ujërave që punojnë me stacionet e pompimit.
Kemi premtuar se askush nuk do të lihet i vetëm për t'u përballur me pasojat e krizës këtë dimër dhe se me përkushtim do të punojmë për të gjetur zgjidhje. Dhe atë po bëjmë çdo ditë.
Në mbledhjen e Qeverisë së disa javëve janë miratuar disa vendime të rëndësishme me të cilat është siguruar energji elektrike e lirë për disa kategori përdoruesish për funksionimin normal të institucioneve jetike edhe në kushte të një krize kaq të madhe energjetike.
Vendimet që i miratuam janë si në vijim:
Energjia elektrike më e lirë prej 80 euro për megavat/orë për kompanitë që prodhojnë produkte ushqimore bazë.
Vendimi i Qeverisë ka të bëjë me kompanitë që prodhojnë produkte - vaj për gatim, bukë dhe produkte të bukës, miell, qumësht dhe produkte qumështi, industrinë e mishit dhe shpendëve.
Ndikimi përfundimtar i kësaj mase do të jetë stabilizimi dhe ulja e çmimeve të produkteve finale, të cilat tashmë janë në rënie në disa industri.
Me vendim përfshiheshin edhe shkollat fillore edhe ato të mesme. Për të pasur një furnizim të pandërprerë dhe të sigurt me energji elektrike, i kemi mundësuar shkollave publike fillore dhe të mesme që të lidhin kontratë furnizimi me “EMV Shitje”, me çmim prej 95 euro për megavat/orë.
Gjithashtu kemi ofruar mundësinë e furnizimit me energji elektrike nga EMV-ja për ndërmarrjet publike në fushën e ujësjellësit dhe largimit të ujërave të zeza që punojnë me stacione për spastrimin e ujërave. Kjo është bërë për të siguruar funksionimin pa probleme të këtyre funksioneve jetike në pushtetin vendor dhe çmimi për këtë qëllim do të jetë 95 euro për megavat/orë.
Prej ditës së djeshme ka zgjatur periudha e regjistrimit për të gjithë ata që duan të fillojnë të përdorin këtë çmim preferencial nga 1 dhjetori. Për ata që e shfrytëzuan këtë mundësi dhe u regjistruan, SHA EMV përmes “EMV Shitje” do të fillojë me furnizimin e tri kategorive të konsumatorëve që mbulohen nga vendimi i Qeverisë për energjinë elektrike të subvencionuar nga 1 dhjetori.
Nga 474 shkolla publike fillore dhe të mesme në vend, 233 nga të gjitha qytetet aplikuan për furnizim të subvencionuar.
Nga 70 ndërmarrjet publike në fushën e menaxhimit të ujërave, grumbullimit dhe largimit të ujërave të zeza urbane dhe pastrimit të ujërave të zeza që operojnë me stacione për spastrimin e ujërave janë regjistruar 50 subjekte.
Nga kategoria e personave fizikë dhe juridikë të regjistruar në sektorin ushqimor janë regjistruar 235 subjekte.
Subjektet që nuk kanë dorëzuar dokumentet e plota do të mund ta bëjnë këtë në periudhën e ardhshme dhe do të vendosen në furnizim të subvencionuar nga 1 janari. Për këtë dhe detaje të tjera operacionale, këtu është drejtori i EMV-së Vasko Kovaçevski, do t'ju informojë më në detaje.
Ajo që dua të përmend është në fakt mesazhi që ne si Qeveri, si një Qeveri e përgjegjshme që kemi treguar se e menaxhon Buxhetin me përgjegjësi në kohë krize, mbetemi të përkushtuar në mbështetjen e qytetarëve dhe kompanive. Dhe kur them që askush nuk do të mbetet vetëm, i qëndroj pas.
Deri më tani në disa raste kemi dëshmuar se me atë qasje të përgjegjshme në periudhën e kaluar kemi arritur t'ua kthejmë paratë qytetarëve atëherë kur ka qenë më e nevojshme. Me atë qasje të përgjegjshme arritëm të sigurojmë dy pako masash kundër krizës për të mbrojtur qytetarët më të cenueshëm dhe për të mbështetur likuiditetin e kompanive me vlerë prej mbi 760 milionë euro. Për këtë arsye ne mundëm t'u sigurojmë likuiditet kompanive që mbronin vendet e punës dhe të sigurojmë vazhdimisht deri në 80% energji elektrike të subvencionuar, si dhe energji elektrike të lirë për mbarëvajtjen e funksioneve vitale të shtetit. Kjo është arsyeja pse ne mundëm të merrnim këto vendime për të cilat po diskutojmë sot këtu.
Kjo sjellje e përgjegjshme, në periudhën e kaluar kemi siguruar rritje të pagës minimale në 18.000 denarë, rritje të pensioneve, pagave në arsim, në polici, në shëndetësi, kemi siguruar rritje të vazhdueshme të pagës mesatare, e cila për hera e parë është mbi nivelin prej 32.000 denarë.
Me të njëjtën qasje të përgjegjshme, ne punojmë edhe për të siguruar investime, sepse në këto kohë të vështira, mënyra më e mirë me të cilën mund ta luftojmë krizën është që Maqedonia e Veriut të hapë dhe të sigurojë sa më shumë vende pune për qytetarët tanë. Mënyra më e mirë për të përballuar koston e lartë të jetesës është sjellja e vendeve të punës me pagesë më të mirë në industritë e së ardhmes, të cilat mbështeten nga kjo Qeveri.
Në periudhën e kaluar kam marrë pjesë në hapjen e disa investimeve të reja, siç është ajo e djeshme prej 9.2 milionë eurosh të kompanisë gjermane “Kil Macedonia” në ZZHTI Tetovë. Është vetëm një tregues se investime të mëdha realizohen edhe në kushte krize. Vetëm nga investimet e reja që kemi paralajmëruar në muajt e kaluar janë hapur mbi 1700 vende të reja pune. Më saktë, investimi i përbashkët i "Jangfeng" dhe "ARC Automotiv" do të hapë 100 vende të reja pune, nga fabrika e dytë e kompanisë amerikane "Kemet Elektroniks" në ZZHTI Shkup, janë planifikuar 360 vende të reja pune, ndërsa ajo kanadeze "MAGNA" në zonën e Strugës me mbi 1000 vende pune.
120 vende të reja pune do të hapen në kompaninë turke “TEKNOPANEL”, dhe 150 vende të reja pune do të hapen në investimin e ri të kompanisë gjermane Kiel Makedonia në ZZHTI Tetovë. Investimet në të gjitha zonat, në të gjitha rajonet janë synimi ynë, për të kapërcyer krizën me fabrika të reja dhe punësime të reja.
Puna e palodhur gjithmonë sjell rezultate dhe besoj se me këtë qasje do të dalim nga kriza së bashku dhe solidarë dhe se nga viti i ardhshëm do të jetë më mirë. Nuk do të flas më shumë, ia lë ministrit të Ekonomisë Bekteshi dhe drejtorit të EMV-së Kovaçevski t'ju njoftojë me detajet dhe efektet e vendimit”.