Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, së bashku me ministrin për Transport dhe Lidhje, Bllagoj Boçvarskin dhe zëvendësdrejtorin e Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore, Bllagojçe Trpevskin, inspektuan pjesën Drenovë-Farish dhe thyerjen e tunelit në Drenovë-Farish. Aksi i dytë i kësaj autostrade është gjysmë i përfunduar dhe deri më tani janë respektuar të gjitha afatet. Tuneli Farish, i cili ishte një nga pjesët më të vështira të kësaj traseje, ka dy tuba, njëri prej të cilëve është prishur plotësisht dhe punimet në gypin tjetër po ecin me tempon e planifikuar.
Maqedonia e Veriut sot është në një cikël të madh investimesh, qëllimi i Qeverisë është ngritja e infrastrukturës rrugore në vend në një nivel dukshëm më të lartë, sepse investimi në rrugë, autostrada, akse, rrugë të shpejta, investohet në zhvillimin e ekonomisë në Maqedoninë e Veriut.
Në vazhdim fjalimi integral i Kryeministrit Kovaçevski:
“Më vjen mirë që me dinamikë të madhe po ndërtohet rruga e shpejtë për në Prilep, e cila ka rëndësi të madhe për qytetarët e rajonit të Pellagonisë, por edhe për tërë vendin. Aksi i dytë i kësaj autostrade është gjysmë i përfunduar, deri më tani janë respektuar të gjitha afatet. Tuneli i Farishit, i cili ishte një nga pjesët më të vështira të kësaj traseje, ka dy tuba, njëri prej të cilëve është prishur plotësisht dhe punimet në gypin tjetër po ecin me ritmet e planifikuara.
Maqedonia e Veriut sot është në një cikël të madh investimesh, qëllimi i Qeverisë është ngritja e infrastrukturës rrugore në vend në një nivel dukshëm më të lartë, sepse investimi në rrugë, autostrada, akse, rrugë të shpejta, investohet në zhvillimin e ekonomisë në Maqedoninë e Veriut.
Qytetarët nuk do të presin më me dekada, prandaj kemi përcaktuar projektet më të rëndësishme të infrastrukturës, të cilat do të insistoj që të përfundojnë brenda afatit të caktuar. Infrastruktura rrugore lidh Maqedoninë e Veriut dhe rajonin, duke krijuar kështu bazën për zhvillim të përshpejtuar ekonomik të vendit.
Pasi që arritëm t'i tejkalojmë të gjitha problemet që solli autostrada Kërçovë-Ohër, tani me ritëm të pandërprerë po zhvillohen aktivitetet ndërtimore, Shkup - Bllacë, Gostivar - Kërçovë, Tetovë - Gostivar, Trebenisht - Strugë – Qafë Thanë, Prilep – Manastis, e gjithë kjo infrastrukturë rrugore po bën Maqedoninë e Veriut të jetë e ndërlidhur në aspekt rajonal. Qytetarët tashmë po i ndjejnë përfitimet e infrastrukturës së re rrugore, në rrugët e shpejta: Shtip – Radovish, ka përfunduar faza e parë e rrugës Shtip – Krupishte. Në këtë moment në mënyrë aktive është duke u zhvilluar në rrugët ekspres Gradsko – Drenovë, Krupisht – Koçan, Rankovc – Kriva Pallankë. Angazhimi im si Kryeministër është që Maqedonia e Veriut të lidhet infrastrukturalisht me rrugë bashkëkohore në tërë rajonin, kjo do të thotë stabilitet, do të thotë përparim ekonomik dhe vetëm atëherë do të ketë jetë cilësore për të gjithë qytetarët.
Unë e kam një plan të qartë dhe Qeveria që unë drejtoj po i përmbahet dhe të gjithë së bashku po e zbatojmë. Gjërat kanë filluar të ndryshojnë në vend, sepse ky vend ka perspektivë evropiane, dhe qytetarët meritojnë të jetojnë sipas rregullave evropiane dhe standardeve evropiane”.