Kovaçevski: Gazifikimi po bëhet realitet, kanë përfunduar punët ndërtimore të gazsjellësit Negotinë-Kavadar-Manastir

 

Kryeministri Dimitar Kovaçevski së bashku me ministrin e Transportit dhe Lidhjeve Bllagoj Boçvarski dhe drejtorin e Resurseve Energjetike Nacionale, Bajram Rexhepi, morën pjesë në një manifestim me rastin e përfundimit të punëve ndërtimore për ndërtimin e gazsjellësit në aksin rrugor Negotinë-Seksioni Kavadar-Manastir me gjatësi prej 92 km.

Në deklaratën e tij për shtyp, Kryeministri Kovaçevski theksoi se kjo nënkupton bashkimin e gjithë aksit rrugor nga Klleçovcë (Kumanovë) deri në Manastir në një gjatësi prej rreth 188 kilometrash.

“Në këtë mënyrë realizohet plani për realizimin e kësaj pjese të projektit të madh të gazifikimit të shtetit. Është e rëndësishme që vitet e kaluara dhe në kushtet e një pandemie, tani edhe në kushtet e krizës më të madhe ekonomike dhe energjetike botërore, po realizohen projekte strategjike për shtetin. Gazifikimi do të thotë përfitim për qytetarët, për kompanitë, për zonat industriale dhe sigurisht që ka një ndikim të madh në mbrojtjen e mjedisit. Kompanitë nga ky rajon, si dhe nga rajoni i Prilepit dhe Manastirit, tani mund të bëjnë plane për shfrytëzimin e gazit natyror në proceset e tyre prodhuese dhe në këtë mënyrë të jenë më konkurruese se kompanitë në rajon. Pikërisht këtu afër, në këtë aks rrugor, do të ndërtohet gazsjellësi i planifikuar ndërlidhës me fqinjin tonë Republikën e Greqisë ose nga Negotina - deri në kufirin me Greqinë në gjatësi prej 67 km. Tani do të kemi qasje në gaz natyror nga e gjithë bota, nga të gjitha vendet që e prodhojnë atë, në mënyrë që të mund të sillet në Maqedoninë e Veriut. Tashmë ekziston një terminal i gazit të lëngshëm natyror në Greqi që operon në ishullin Ravitusa, në mënyrë plotësuese ne do të jemi një nga aksionerët në terminalin e gazit të lëngshëm natyror në Aleksandropoli dhe kështu do të sigurojmë një qira të kapacitetit, i cili do të na mundësojë të kemi një gjendje të qëndrueshme me furnizimin me gaz natyror me çmime konkurruese”, tha Kovaçevski.

Ministri Boçvarski theksoi se sot në Kavadar po e përfundojmë projektin me saldimin e gypit të fundit të gazsjellësit Negotinë - Kavadar - Manastir, duke mbyllur plotësisht këtë pjesë.
“Vlera e këtij projekti, që lidh pjesën qendrore të vendit me Rajonin e Pellagonisë, ka vlerë prej mbi 36 milionë euro dhe paraqet një nga investimet kapitale më të rëndësishme në vendin tonë.

Kjo krizë energjetike na detyroi të gjithëve të kalojmë më shpejt në burimet tjera të energjisë, besojmë se me ndërtimin e gazsjellësit në vend do të ndikojmë dukshëm në uljen e shpenzimeve të kompanive dhe qytetarëve”, tha Boçvarski.

Drejtori Rexhepi tha se me testimet e nevojshme teknike dhe me ekzaminimet, do të fillojmë me procedurën për marrjen e lejes së përdorimit.

“Ne po bëjmë të gjitha përpjekjet që kjo të ndodhë shpejt dhe përfundimisht dimrin e ardhshëm, në mënyrë që i gjithë rajoni qendror dhe ai i Pellagonisë të ketë qasje dhe të përdorë gazin natyror në vitet në vijim, si ekologjik, ekonomik dhe i lehtë për t’u përdorur. Burim energjie. Këtij aksi rrugor do t'i bashkohet edhe interkonektori i ri me Republikën e Greqisë, i cili duhet të nisë ndërtimin vitin e ardhshëm dhe të përfundojë në fund të vitit 2024. Duke bërë këtë, ne do t'u mundësojmë furnizuesve dhe tregtarëve tanë të kenë më shumë burime për furnizim. Me këtë ne krijojmë stabilitet dhe diversifikim dhe burime më të lira për furnizim, kështu që do të kemi një lidhje të drejtpërdrejt me TAP-in dhe me terminalet LNG në Greqi. Shpresoj që deri në pranverë të nënshkruhet kontrata për JPP-në, për ndërtimin dhe funksionimin e rrjetit të shpërndarjes së gazit natyror dhe me këtë të fillojë ndërtimi masiv i rrjetit të shpërndarjes së 38 komunave në vend, pra një numër i madh i amvisëritë, industritë, etj. do të kenë mundësi të përdorin gazin natyror”, tha Rexhepi.

Në periudhën e kaluar, me punën e përkushtuar të drejtorit të REN-së, Bajram Rexhepi dhe të gjithë punëtorëve të REN, me sukses përfundoi realizimi i aksit rrugor Shtip-Negotinë 36 km dhe ai Negotino-Kavadar-Manastir në gjatësi prej 92 km. Aksi rrugor Shkup-Tetovë-Gostivar prej 76 km dhe pjesa Tetovë prej 10 km është në fazën përfundimtare dhe pritet të përfundojë së shpejti, aty është përfunduar pjesa më e madhe e punimeve.


Deklarata e Kryeministrit Kovaçevski në një manifestim me rastin e ndërtimit të gazsjellësit - saldimi i tubit të fundit në LOT 2

Kryeministri Dimitar Kovaçevski së bashku me ministrin e Transportit dhe Lidhjeve Blagoj Boçvarski dhe drejtorin e Resurseve Energjetike Nacionale, Bajram Rexhepi, morën pjesë në një manifestim me rastin e përfundimit të punëve ndërtimore për ndërtimin e gazsjellësit në Negotinë  aksin Kavadar-Manastir me gjatësi 92 km.

Në deklaratën e tij për media, Kryeministri Kovaçevski theksoi se kjo nënkupton bashkimin e gjithë segmentit nga Kleçovca (Kumanovë) deri në Manastir në një gjatësi prej rreth 188 kilometrash.

Në vazhdim jua përcjellim deklaratën e Kryeministrit Kovaçevski në tërësi:

“I nderuar ministër Boçvarski

“I nderuar drejtor i Resurseve Energjetike Nacionale, Rexhepi

Të nderuar kontraktorë,

Të nderuar të pranishëm, përfaqësues të mediave...

Sot po përfundojnë punimet për ndërtimin e segmentit të gazsjellësit kryesor Negotinë-Kavadar-Manastir në gjatësi prej 92 km. Me këtë po e lidhim të gjithë aksin nga Kumanova në Manastir në një gjatësi prej 188 kilometrash.

Po realizohet plani për realizimin e projektit të madh të gazifikimit të shtetit. Në periudhën e kaluar, me punën e përkushtuar të të gjithë punëtorëve të REN-it, me sukses përfundoi realizimi i pjesëve Shtip-Negotinë në gjatësi prej 36 km dhe ai Negotinë-Kavadar-Manastir me gjatësi prej 92 km.

Pjesa Shkup-Tetovë-Gostivar prej 76 km dhe dega Tetovë prej 10 km është në fazën përfundimtare dhe pritet që së shpejti të përfundojnë punimet ndërtimore atje.

Është e rëndësishme që vitet e kaluara dhe në kushtet e një pandemie, tani edhe në kushtet e krizës më të madhe ekonomike dhe energjetike botërore, po realizohen projekte strategjike për shtetin. Gazifikimi do të thotë përfitime për qytetarët, për kompanitë, për zonat industriale dhe sigurisht që ka një ndikim të madh në mbrojtjen e ambientit mjedisorë.

Kompanitë nga ky rajon, si dhe nga rajoni i Prilepit dhe Manastirit, tani mund të bëjnë plane për shfrytëzimin e gazit natyror në proceset e tyre prodhuese, dhe në këtë mënyrë të jenë më konkurruese se kompanitë në rajon.

Pikërisht këtu afër, në këtë seksion, do të ndërtohet gazsjellësi i planifikuar ndërlidhës me fqinjin tonë Republikën e Greqisë, nga Negotino - deri në kufirin me Greqinë, në gjatësi prej 67 km. Pres që në vitin e ardhshëm të fillojë ndërtimi i këtij gazsjellësi ndërlidhës. Projekti është në përputhje me qëllimet dhe prioritetet nacional dhe është në përputhje me politikat e Bashkimit Evropian.

Me këtë projekt dhe me akset e përfunduara deri më tani, Republika e Maqedonisë së Veriut i plotëson kushtet për të qenë vend transit, por edhe për të fituar nga transiti i gazit natyror. E them këtë sepse tashmë jemi duke punuar në dokumentacionin teknik të gazsjellësve të rinj ndërlidhës me Serbinë dhe Kosovën, për të cilin tashmë kemi marrë mbështetje nga komuniteti energjetik. Me këtë projekt, ne kemi akses në gaz natyror nga Azerbajxhani, gjegjësisht nga vendburimi në Shah Denis, dhe ai do të përdoret në Maqedoninë e Veriut, si dhe në vendet e rajonit.

Diversifikimi është segmenti më i rëndësishëm për garantimin e sigurisë energjetike të një vendi dhe pikërisht këtë po bëjmë. Në vend që të jemi të varur nga një burim gazi dhe çdo vit të jemi të pasigurt se çfarë çmimi do të marrim dhe për çfarë sasie, ne i ofrojmë ekonomisë sonë parashikueshmëri.

Tani do të kemi akses në gaz natyror nga e gjithë bota, nga të gjitha vendet që e prodhojnë atë. Në Greqi, në ishullin Revitusa funksionon një terminal i gazit të lëngshëm natyror dhe ne do të jemi një nga pjesëmarrësit në ndërtimin e terminalit të gazit të lëngshëm natyror në Aleksandropoli. Me këtë ne kemi siguruar një qira të kapaciteteve, e cila do të na mundësojë furnizim të qëndrueshëm me gaz natyror me çmime konkurruese.

Zyrtarisht u lëshua në përdorim gazsjellësi midis Greqisë dhe Bullgarisë dhe në këtë mënyrë kemi mundësinë të depozitojmë një sasi të caktuar gazi natyror në Çilen në Republikën e Bullgarisë. Të gjitha këto hapa dhe politika të fqinjësisë së mirë që i kemi bërë në vitet e kaluara, në fund të fundit do të rezultojnë me përfitime për qytetarët dhe ekonominë maqedonase.

Gazifikimi jo vetëm që do të ndikojë në mbrojtjen e mjedisit, por pritet të ndikojë edhe në uljen e çmimit të energjisë, si dhe në rritjen e konkurrencës së kompanive dhe hapjen e vendeve të reja të punës.

Të gjithë e dimë se procedura për zgjedhjen e një partneri privat për ndërtimin e rrjetit të shpërndarjes së gazit natyror është duke u zhvilluar, pres që gjatë gjysmës së parë të vitit të ardhshëm të përfundojë dhe gazi të bëhet përfitim për të gjithë.

Tani mund të ndërtojmë edhe termocentrale me gaz për prodhimin e energjisë elektrike, veçanërisht në REK Bitola, i cili duhet të prodhojë edhe rrymë edhe ngrohje, duke pasur parasysh se gypi për ngrohje është në ndërtim e sipër në Manastir.

Tranzicioni energjetik vazhdon, investimet në burimet e rinovueshme të energjisë janë prioriteti kryesor i Qeverisë dhe ato tashmë po ndodhin në praktikë. Ne sigurojmë stabilitetin dhe ekuilibrin e nevojshëm të sistemit energjetik. Me përkushtim dhe punë të palodhur, asnjë synim nuk është i paarritshëm.

Faleminderit dhe urime edhe një herë për punën e suksesshme dhe të përkushtuar të të gjithë të përfshirëve në proces, veçanërisht të kompanive që marrin pjesë në ndërtimin e tij, pra REN, por edhe të gjitha kompanive që morën pjesë në ndërtim.