Kryeministri Kovaçevski nesër do të merr pjesë në Samitin e vendeve nga Ballkani Perëndimor në Tiranë

Kryeministri Dimitar Kovaçevski, së bashku me liderët e Ballkanit Perëndimor, nesër do të merr pjesë dhe do të mbajë fjalim në Samitin për Ballkanin Perëndimor – Bashkimi Evropian në Tiranë, Republika e Shqipërisë.

Pjesëmarrësit në Samit do t’i mirëpresë Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ndërsa është paralajmëruar pjesëmarrje edhe e përfaqësuesve të lartë evropian Sharl Mishel dhe Fon Der Lajen, si dhe kryeministrave të Belgjikës, Luksemburgut dhe vendeve të tjera evropiane. Në Samit është paraparë që vendet nga Ballkani Perëndimor me BE-në të nënshkruajnë deklaratë për përforcimin e bashkëpunimit në më shumë segmente, gjë që do të sigurojë kushte më të mira dhe beneficione për qytetarët nga vendet e Ballkanit Perëndimor.

Kryeministri Kovaçevski në Samitin në Tiranë do të merr pjesë edhe në dy panel diskutime ku fokus do të jetë perspektiva evropiane e vendeve nga Ballkani Perëndimor, sigurimi i demokracisë, paqes dhe lirisë, si dhe bashkëpunimi i ngushtë mes vendeve në ballafaqimin e përbashkët me sfidat e shkaktuara nga kriza ekonomike dhe energjetike.

Në përbërje të delegacionit qeveritar të udhëhequr nga Kryeministri Kovaçevski në Tiranë janë edhe zëvendëskryeministri i ngarkuar për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq dhe ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani.

Deklaratën e Kryeministrit Kovaçevski të martën, 06.12.2022, me fillim në orën 10:15, mund ta ndiqni drejtpërdrejt në këto linqe:

Arritje dhe deklëaratë e Kryeministrit Kovaçevski në Samitin mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor në Tiranë në gjuhën maqedonase

Arritje dhe deklëaratë e Kryeministrit Kovaçevski në Samitin mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor në Tiranë në gjuhën shqipe

Arritje dhe deklëaratë e Kryeministrit Kovaçevski në Samitin mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor në Tiranë në gjuhën angleze