Nga konferenca për shtyp e zëdhënësve: Vendim për anulimin e vendimit për pranimin e Onishçenkos në shtetësi; Vendim për shfrytëzim të mjeteve nga Fondi i veçantë për përmirësimin e kushteve për punësim dhe punës së personave me aftësi të kufizuara

Zëdhënësit e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dushko Arsovski dhe Muamet Hoxha, në konferencën e sotme të rregullt për shtyp, informuan për konkluzionet dhe vendimet e miratuara në mbledhjen e 106-të të Qeverisë dhe iu përgjigjën pyetjeve me interes për opinionin dhe mediat.

Zëdhënësit informuan se në mbledhjen e djeshme Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut vendosi që të anulohet vendimi për pranim të Oleksandër Onishçenkos në shtetësi të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Vendimin Qeveria e solli pas shqyrtimit të njoftimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, në të cilin njoftohet për mundësinë e marrjes së shtetësisë tashmë të dhënë, që është kërkuar nga Qeveria në mbledhjen  e mëparshme të Qeverisë.

Në të njëjtën kohë, Qeveria e ngarkoi Ministrinë e Punëve të Brendshme që të veprojë menjëherë pas vendimit për anulimin e vendimit të sjellë për pranim të Onishçenkos në shtetësi të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Në një konferencë për shtyp, zëdhënësi Hoxha theksoi se në mbledhjen e djeshme Qeveria ka miratuar Vendim për shfrytëzimin e mjeteve të pashfrytëzuara nga Fondi i Veçantë për përmirësimin e kushteve për punësim dhe punë të personave me aftësi të kufizuara dhe për financimin e masave për punësimin e personave  të papunë të regjistruar, pasi në lidhje me këtë është shqyrtuar Informata nga Agjencia për Punësim e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

“Nga Fondi i Veçantë janë planifikuar 130 milionë denarë, të cilat do të përdoren për financimin e programeve dhe masave aktive për punësimin e personave të papunë të regjistruar, gjegjësisht për masat aktive: Mbështetje për vetëpunësim, Subvencionimi i pagave dhe Punësimit dhe Rritja e subjekteve juridike nga plani operativ për programe dhe masa aktive për punësim dhe shërbime në tregun e punës për vitin 2022,” tha Hoxha.

Nga interesi mediatikë lidhur me heqjen e shtetësisë maqedonase të Oleksandër Onishçenkos, nëse do të kërkohet përgjegjësi nga drejtori i Agjencisë për Siguri Nacionale  Viktor Dimovski dhe nga personat dhe institucionet që kanë dhënë pëlqimin për shtetësi, dhe nëse ai do të tërheqë kandidaturën për ambasadorit të vendit në Francë, u njoftua se Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e fundit, e cila u mbajt dje, mori vendim për anulimin e vendimit për pranimin e Onishçenkos si shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe të njëjtën kohë ka udhëzuar Ministrinë e Punëve të Brendshme që të veprojë menjëherë.

“Nga këtu dëshirojmë të theksojmë më tej se është duke u bërë një inspektim apo hetim brenda institucioneve për të konstatuar lëshimet në marrjen e atij vendimi. Presim që institucionet të përfundojnë hetimin sa më shpejt dhe opinioni të njoftohet me kohë”, ka shtuar Hoxha.