Me Propozim-buxhetin e MPB-së për vitin 2023 janë siguruar mjete për rikonstruimin e objekteve vitale, digjitalizimin e procedurave forenzike, uniforma për kadetët

“Themeli i sistemit tonë të sigurisë është polici e përgatitur dhe e pajisur mirë dhe prandaj Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2023 Buxhetin e Ministrisë së Punëve të Brendshme e rrit për 6%. Propozim-buxheti i MPB-së për vitin e ardhshëm është 182,7 milionë euro. Si Qeveri krijojmë polici efikase, të përgjegjshme dhe bashkëkohore, mbrojtës të rendit dhe ligjit dhe mbrojtës të demokracisë, prandaj edhe vitin që është para nesh, pa marrë parasysh sfidave të shkaktuara nga kriza energjetike dhe ekonomike, nuk do të ndalemi me pagesën e rregullt të pagave dhe bonuseve të policëve, me blerjen e pajisjes së re, mjeteve të reja për punë, ndërsa do të vazhdojnë edhe investimet në rinovimin dhe rikonstruimin e objekteve ku punojnë policët dhe shërbimet e tjera të MPB-së”, theksoi Kryetari i Qeverisë, Dimitar Kovaçevski, në konferencën për shtyp kushtuar Propozim-buxhetit të MPB-së për vitin 2023, që u mbajt sot në Media Qendrën e Qeverisë, ku mori pjesë edhe ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski.

Kryeministri Kovacevski nënvizoi se duke marrë parasysh aspiratat dhe aktivitetet e Qeverisë për anëtarësim sa më të shpejtë të Maqedonisë së Veriut në BE, është obligim i përbashkët për çdo polic që të ndihet edhe më i vlerësuar në shoqëri, me shanse më të mira për një jetë cilësore, por edhe kushte më të mira pune, të ngjashme me standardet evropiane. Andaj, siç theksoi Kovaçevski, në Propozim-buxhetin e Ministrisë së Punëve të Brendshme për vitin 2023, ndër jerash, janë ndarë mjete për trajnimin dhe edukimin e policisë dhe ngritjen profesionale në vend dhe jashtë vendit, për rezultate edhe më të mira dhe më të suksesshme në punë.

“Më duhet të theksoj se është veçanërisht e rëndësishme që Ministria e Brendshme të jetë e hapur ndaj forcave të reja të personelit të ri, të cilët sigurisht do të kontribuojnë në zhvillimin e mëtejshëm të integritetit profesional të policisë. Për këtë arsye ne mundohemi që nga fillimi t'i motivojmë kandidatët e rinj për policë, kështu që në Propozim-buxhetin janë paraparë mjete për blerjen e uniformave për kadetët e rinj policor”, tha Kovaçevski, duke shtuar se policia punon 24 orë, 7 ditë në javë dhe nga kushtet në të cilat ata kryejnë detyrat e tyre të punës jashtëzakonisht të rëndësishme.

Kjo është arsyeja, sipas tij, që Qeveria merr përsipër të sigurojë kushte dinjitoze për punonjësit e MPB-së me 78 objekte të rikonstruktuara dhe kryesisht me efikasitet energjetik, të cilat ishin të vjetëruara, pasi në periudhën paraprake nuk ka patur kujdes  fare në çfarë kushtesh punon policia.

“Një pjesë e mjeteve në shpenzimet kapitale janë të destinuara për rindërtimin e plotë të Qendrës së Trajnimeve në Idrizovë, e cila do të paraqet  investim në një institucion arsimor. Më pas do të përmendja edhe rikonstruksionin e plotë të Departamentit të Çështjeve Civile – Shërbimeve Administrative të Ministrisë së Punëve Brendshme, i cili praktikisht përfaqëson fytyrën e Ministrisë së Brendshme, duke pasur parasysh shpeshtësinë e qytetarëve që ushtrojnë të drejtat dhe detyrat e tyre civile në atë. Për ilustrim, këtë vit në të kanë kaluar mbi 913 mijë qytetarë vetëm për dhënien e dokumenteve personale, të udhëtimit dhe patentë shoferi. Njëkohësisht me realizimin e këtij rikonstruksioni do të arrihet një koncept më i aksesueshëm për qytetarët, e me këtë edhe realizimi më i shpejtë i shërbimeve të kërkuara. Dhe tashmë është paralajmëruar ndërtimi i objektit të ri për Stacionin Policor të Aeroportit, i dimensionuar sipas nevojave të komunës”, prezantoi Spasovski projektet kryesore në shpenzimet kapitale të Ministrisë.

Ministri Spasovski bëri të ditur se së shpejti do të vihet në përdorim objekti i ri tashmë i ndërtuar i Qendrës për Forenzikë, i cili do të jetë laboratori më modern në Ballkan, ndërsa në Propozim-buxhetin e MPB-së janë paraparë mjete për blerjen e sistemit më bashkëkohor i identifikimit të automatizuar të gjurmëve të gishtave për nevojat e Departamentit të hetimeve kriminalistiko-teknike dhe raporteve të ekspertizës, në drejtim të digjitalizimit të procedurave mjeko-ligjore, i cili është në interes jo vetëm për institucionet ligjzbatuese, por edhe për të gjithë qytetarët.

“Nëpërmjet sistemeve të video survejimit me video survejimin tashmë të modernizuar të ambienteve të Ministrisë së Punëve të Brendshme, do të ofrojmë një sistem të plotë zgjidhjesh teknike moderne dhe funksionale, që lehtëson ndjeshëm procedurën në operacionet policore, rrit nivelin e sigurisë së përgjithshme në vend, zvogëlon kriminalitetin dhe përshpejton procedurën e reagimit në kohë reale për shërbimet”, theksoi ministri Spasovski, duke shtuar se në buxhetin e vitit 2023 janë parashikuar edhe fonde për pagën bonus të punonjësve për mbi 150 orë punë jashtë orarit në vit gjatë vitit 2022, si dhe është planifikuar të përfundojë modernizimi i helikopterit të fundit nga flota e Njësisë së Helikopterëve për qëllime policore.