Në konferencën e sotme për shtyp në Qendrën për Media të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut mbajti fjalim bashkëpunëtori për energjetikë, Viktor Andonov, në të cilën prezantoi informacionet e fundit në lidhje me gjendjen energjetike në vendin tonë.
“Për periudhën nga fillimi i vitit 2022, deri më 19 dhjetor, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, kemi rritje të prodhimit vendor të energjisë elektrike nga EMV dhe TEC Negotinë për 26%. Përkatësisht, në të njëjtën periudhë të vitit 2021, EMV dhe TEC Negotinë kanë prodhuar 3,130 GWh energji elektrike, ndërsa për të njëjtën periudhë të këtij viti, EMV dhe TEC Negotinë gjithsej kanë prodhuar 3,946 GWh energji elektrike. Presim që deri në fund të vitit prodhimi i energjisë elektrike nga EMV dhe TC Negotinë të kalojë 4100 GWh. Kjo do të thotë se qëllimet të cilat i ka vendosur Qeveria në fillim të krizës energjetike po realizohen. Në fillim angazhimi kryesor i gjithë ekipit të energjisë ishte rritja e prodhimit vendor të energjisë elektrike dhe siç e tregojnë shifrat po realizohet”, tha Andonov.
Andonov e prezantoi edhe bilancin ditor energjetik me të cilin rregullisht informohen qytetarët dhe në bazë ditore.
“Prodhimi i përgjithshëm i energjisë elektrike është 17,385 MWh, nga të cilat në termocentrale janë prodhua 11,897 MWh energji, ndërsa nga burimet e ripërtërishme 5,488 MWh energji elektrike. Me këtë prodhim në mënyrë të plotë janë plotësuar nevojat e amvisërive dhe konsumatorëve të vegjël, ndërsa janë blerë 1,120 MWh energji elektrike për spitalet, kopshtet, shkollat, ndërmarrjet publike, kapacitetet e industrisë ushqimore dhe objektet infrastrukturore vitale në vend. Nga rishikimet ditore mund të konstatohet se prodhimi vendor është në rritje, ndërsa blerjet janë në rënie”, shtoi Andonov.
Lidhur me gjendjen e sistemit energjetik, Andonov nënvizoi se për momentin sistemi është stabil, situata po monitorohet dhe falënderoi të gjithë punonjësit e EMV-së dhe TEC Negotinës për punën e tyre të përkushtuar për të siguruar stabilitetin e sistemit energjetik, të cilët janë në minierat çdo ditë, në termocentrale dhe hidrocentral, dhe po përballen me një presion të madh të shkaktuar nga një krizë energjetike që zgjat prej më shumë se një viti.
“Solidariteti është kyç për tejkalimin më të lehtë të krizës, për të ndihmuar njerëzit që na sigurojnë energjinë elektrike që ne përdorim çdo ditë dhe në përpjekjet që ata bëjnë edhe ne duhet të bëjmë përpjekje çdo ditë dhe ta përdorim në mënyrë racionale energjinë elektrike, sidomos tani në këto ditë më të ftohta që kemi në dhjetor dhe në muajt në vijim”, tha Andonov.
Në fund të fjalimit të tij, bashkëpunëtori për energjetikë, Viktor Andonovi tha se përpjekjet që institucionet shtetërore bëjnë çdo ditë janë në atë drejtim, kursejnë sasi serioze të energjisë elektrike, sipas detyrimeve që Qeveria solli në shtator të këtij viti.