Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski dhe Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, prezantuan Buxhetin e Ministrisë së Ekonomisë për vitin 2023.
Buxheti i përgjithshëm i Ministrisë së Ekonomisë për vitin e ardhshëm është rreth 19 milionë euro dhe janë parashikuar masa për përballimin me krizën energjetike për mbështetjen e amvisërive dhe kompanive për zbatimin e masave për efiçencën e energjisë dhe burimet e rinovueshme të energjisë, mbështetje për bizense të vogla dhe kompanitë e mesme, sipërmarrësve, turizmi, si dhe ndërtimin e rrjetit të gazsjellësit në vend.
Kryeministri Kovaçevski iu referua masave të marra nga shteti në në 12 muajt e fundit për furnizim të pandërprerë me energji elektrike dhe furnizimin tërthor me ushqime, si dhe përballimin me çmimimet shokuse për qytetarët.
“Askush nuk do të mbetet i vetmuar për t'u përballur me krizën. Në vitin 2023 vazhdon mbështetja financiare për amvisëri, për panelet fotovoltaike, sistemi i kolektorëve termikë diellorë, si dhe ndërrimin e dritareve në alumin apo PVC. Investime të tilla me burime të rinovueshme u mundësojnë qytetarëve të plotësojnë nevojat e tyre për energji elektrike, por edhe të kenë kursime në kohë krize. Më e rëndësishme është të mbrohet standardi i qytetarëve dhe likuiditeti i kompanive. Në 12 muajt e fundit kemi investuar maksimum. Sollëm masa me kohë të duhur, të targetuar kundër krizës për të mbështetur qytetarët dhe ekonominë e vendit ku arritëm të mbrojmë ekonominë e Maqedonisë dhe standardin e jetesës”, tha Kryeministri.