Kovaçevski për “Fokus”: Me prodhimin vendor të energjisë elektrike mbulohet 100% e amvisërive, ndërsa furnizimet shtesë mbulojnë mbi 90%

“Do të thoja se deri më tani e kemi menaxhuar me sukses procesin dhe krizën energjetike. Pas krizës energjetike, Qeveria e ngarkoi SHA EMV-në  që të merrte përsipër furnizimin e një pjese të konsiderueshme në tregun e lirë për t'i ofruar energji me çmim më të ulët një numri të madh të subjekteve ekonomike, në vend që ata të blejnë energji elektrike me çmime jashtëzakonisht të lartanë bursë”, tha Kryeministri Dimitar Kovaçevski në intervistën për edicionin e ri të “Fokus”.

Kryeministri Kovaçevski theksoi se dallimi në mes të çmimit të aksioneve dhe çmimit që paguajnë konsumatorët e fundi, e subvencionon Qeveria përmes Buxhetit shtetëror, sipas Buxhetit të paraparë për këtë sezon ngrohjeje dhe duke pasur parasysh rritjen e madhe të çmimeve të qymyrit, mazutin dhe vetë energjinë elektrike.

“Këto fonde transferohen në mënyrë të planifikuar dhe të njëpasnjëshme gjatë sezonit të ngrohjes për të ruajtur prodhimin në termocentralet shtetërore dhe për energjinë termike për Qytetin. Ky detyrim është i Qytetit, por ata u tërhoqën, kështu që Qeveria e ngarkoi EMV-në që të merrte ngrohjen, ndërsa shteti të financonte punën. SHA EMV punon që të mund të furnizojë amvisëritë, por edhe konsumatorët e vegjël, gjegjësisht 72.000 kompani që punësojnë 98% të punonjësve, si dhe të mbulojë humbjet teknike të rrjetit shpërndarës të EVN-së, MEPSO-së. Gjithashtu, për të siguruar energji elektrike për shkollat, për objektet prodhuese që prodhojnë produkte ushqimore bazë, si dhe për spitalet dhe institucionet jetike shtetërore. Në këtë moment 90%  e më shumë mbulohet me energjinë e vet dhe një pjesë e vogël blihet.

Në periudhën e kaluar kemi arritur të vëmë në funksion të gjitha objektet prodhuese të EMV-së, të cilat janë instaluar gjatë kohës së Jugosllavisë. Këto ditë prodhimi arrin gati 19 mijë megavat në orë në ditë dhe konsumi i përgjithshëm i nevojshëm për tregun e rregulluar dhe për furnizime shtesë është rreth 20 mijë megavat në orë, që do të thotë se blihen rreth një mijë megavat në orë”, tha Kovaçevski.