Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski së bashku me ministrin e Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi dhe ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Ljupço Nikolovski vizituan fabrikën për prodhimin e produkteve të mishit “Pekabesko”. Kryetari i Qeverisë, Kovaçevski theksoi se ekonomia jonë ka nevojë për kompani të tilla të suksesshme, dhe Qeveria kujdeset në kohë të paparashikueshmërisë së madhe të imponuar nga kriza ekonomike dhe energjetike, përmes masave kundër krizës, që kompanitë të ruajnë biznesin e tyre, por shumica me rëndësi për të ruajtur edhe të punësuarit. Fabrika “Pekabesko” është shembull i rezultatit të masave të Qeverisë, kompania përdor furnizim të subvencionuar me energji elektrike dhe për këtë, prodhimet e mishit janë ulur me 8% që nga dhjetori i kaluar. Me mbështetjen e Qeverisë, kompania ka instaluar edhe panele diellore, duke plotësuar kështu një pjesë të nevojave për energji elektrike për kapacitetete tyre të prodhimit.
Në vazhdim deklarata integrale e kryeministrit të Qeverisë:
“Sot, së bashku me ministrat Bekteshi dhe Nikolovski, pamë prodhimin e fabrikës “Pekabesko”, një nga forcat lëvizëse të rëndësishme të ekonomisë vendase, një kompani e njohur këtu në vend dhe në rajon, si dhe promotore të specialiteteve dhe produkteve tradicionale të mishit.
Përgëzoj pronarët, të gjithë ekipin drejtues dhe mbi të gjitha punëtorët në "Pekabesko" për misionin e cilësisë, të cilën e kanë mbajtur gjallë prej 44 vitesh dhe që kanë krijuar një shije të njohur nëpërmjet produkteve të mishit që përveç atij tregut vendas, eksportohen edhe në Serbi, Bosnjë dhe Hercegovinë, Kosovë dhe Mal të Zi, por edhe në vendet e BE-së.
Kur kam punuar në sektorin privat, gjithmonë jam përkushtuar për aplikimin e teknologjive të reja në punë, për edukimin e vazhdueshëm të punonjësve, sepse vetëm kështu kompanitë mund të përmirësojnë sistemin e tyre të biznesit. Gjatë vizitës nëpër ambientet e prodhimit në “Pekabesko”, u sigurova që kjo kompani përmbushë standarde strikte dhe garantonë cilësi të lartë për konsumatorët dhe të gjithë këtë e kanë arritur pikërisht duke investuar në teknologji të reja, por edhe në kuadër. Duke krijuar risi në prodhim, krijohet edhe rritja e kompanisë dhe këtë më së miri e ndjejnë punonjësit. Në “Pekabesko” punojnë 440 punëtorë dhe paga mesatare këtu është 36.000 denarë, që është tregues se kjo kompani është e përkushtuar për jetë cilësore të punëtorëve.
Ekonomia jonë ka nevojë për kompani të tilla të suksesshme.
Ne si Qeveri e vlerësojmë këtë dhe jemi të shqetësuar, në kohë të paparashikueshmërisë së madhe të imponuar nga kriza ekonomike dhe energjitike, përmes masave antikrizë dhe politikave të tjera, për të siguruar që kompanitë të ruajnë bizneset e tyre, por më e rëndësishmja të ruajnë edhe punonjësit e tyre. Nga ana tjetër, përmes masave për kompanitë, kemi zbutur rritjen e çmimeve dhe ndikimin në standardin e qytetarëve. Një shembull i kësaj është "Pecabesko". Kompania përdor masën e subvencionuar të furnizimit me energji elektrike dhe dhjetorin e kaluar çmimi i produkteve të tyre u ul mesatarisht me 8%.
Qytetarët patën rezultat apo përfitim edhe me masat dhe politikat e tjera që ne si Qeveri i miratuam vitin e kaluar. Vitin e kaluar arritëm ta ngremë pagën minimale në 18.000 denarë, me ngritjen e pensioneve, pensionistëve u siguruam pleqëri dinjitoze, ngritëm pagat në arsim, në polici, në shëndetësi dhe siguruam rritje të vazhdueshme të pagës mesatare përmes vendosjes të metodologjisë së re.
Po ashtu, ne i drejtuam më shumë se 760 milionë euro para nga Buxheti për qytetarët, sepse janë para të tyre. Me një paketë masash kundër krizës kemi dhënë mbështetje për ato kategori qytetarësh që kanë nevojë më shumë për ndihmë, kemi ofruar ndihmë edhe për ekonominë, askush nuk ka mbetur jashtë, të gjithë kaluan të sigurt vjeshtën, tani edhe muajt e dimrit. Me masat kundër krizës kemi siguruar 80% energji elektrike të subvencionuar, si dhe energji elektrike të lirë për mbarëvajtjen e funksioneve jetike të shtetit.
Jetojmë në kohë sfiduese, kohë që kërkojnë përshtatje dhe reagim të shpejtë. Unë jam person përgjegjës dhe ministrat në Qeverinë që unë drejtoj janë përgjegjës dhe dimë ku ndërhyjmë kur dhe si duhet, por në të njëjtën kohë të menaxhojmë me përgjegjësi paratë e qytetarëve. Masat që kemi marrë janë të një rëndësie të madhe për kompanitë, sepse kemi siguruar stabilitet për to, dhe përfitimin përfundimtar nga kjo është për qytetarët.
Me këtë qasje të përgjegjshme, por edhe me vizion për të ardhmen, ne i afrohemi edhe transformimit të energjisë që na nevojitet aq shumë, sidomos në këtë kohë mungesë energjie. Me mbështetjen e duhur dhe menaxhimin e duhur, kam besim se ne mund ta transformojmë shtetin tonë në një qendër të energjisë së gjelbër dhe të sigurojmë pavarësinë energjetike dhe furnizimin e rajonit me energji elektrike nga burime të ripërtërishme.
E them këtë për të vënë në dukje se “Pekabesko” është pjesë e atij transformimi energjetik. Me ndihmën e shtetit, përmes Ligjit për mbështetjen e investimeve, kjo fabrikë investon në teknologji të reja, në makineri të reja. Aktualisht, “Pekabesko” është fabrika më moderne e prodhimit të produkteve të mishit në rajon dhe tashmë ka instaluar një termocentral fotovoltaik prej gjysmë megavati, me plane për zgjerimin e tij.
Në fund, edhe një herë ju përgëzoj për punën tuaj të suksesshme dhe shpresoj që prodhimi vjetor prej 9000 ton mish të rritet me kalimin e viteve, të forcoheni me ambiente të reja prodhimi, të rrisni ekipin me punësime të reja, të pushtoni tregje të reja, sepse kompanitë e suksesshme janë tregues i një ekonomie të suksesshme shtetërore dhe cilësisë së jetës për të gjithë qytetarët tanë”.