Kovaçevski: Projekti evropian është më i rëndësishmi për të ardhmen e vendit, të mos biem pre e provokimeve!

“Në vitin 2023 vazhdojmë me qasjen strategjike dhe projektet e shumta të planifikuara për të cilat kemi hapur mundësi të reja. Por projekti më i rëndësishëm për të ardhmen e qytetarëve dhe të vendit është projekti evropian, për të cilin ne kemi hapur edhe mundësi dhe i cili i hap rrugë realizimit efikas, sipas standardeve evropiane, të të gjitha projekteve të tjera.

Për këtë qëllim, bëj thirrje për sjellje të përgjegjshme, në emër të së ardhmes së mirë të të gjithëve dhe të vendit tonë”, tha Kryeministri Dimitar Kovaçevski, në fjalën me të cilën hapi Konferencën vjetore “Viti i mundësive të reja”.

 

Kryetari i Qeverisë Kovaçevski ka treguar se hapat e rinj në realizimin e këtij qëllimi strategjik mundësojnë investime të mëtutjeshme dhe cilësinë e jetës që presin qytetarët.

“Investitorët duan siguri dhe një klimë të parashikueshme investimi. Edhe investimet dhe vendet e reja të punës janë rezultat i vendimeve të guximshme dhe të mençura që i morëm kur Republika e Maqedonisë së Veriut u bë anëtare e NATO-s.

Ne siguruam sigurinë e vendit dhe siç thamë, ky hap tashmë kontribuon edhe në plan ekonomik– edhe atë në kohën specifike në të cilën jetojmë.

Ne do të sigurojmë më tej përparimin e vendit me integrimin evropian dhe anëtarësimin në Bashkimin Evropian”.