Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut i mbajti mbledhjen e 124-të dhe 125-të, gjatë së cilës janë miratuar disa konkluza.
Qeveria, me propozimin e Komisionit për negociatat për implementimin e projektit për ndërtimin e Korridorit 8 infrastrukturor, i ngarkoi grupit negociator të gjitha detajet dhe kushtet e Marrëveshjes së Ndërtimit për Projektin për ndërtimin e Korridorit 8 infrastrukturor (pjesa Tetovë - Gostivar - Bukojçan dhe projekti për autostradën Trebenishtë - Strugë – Qafë Thanë) dhe për Korridorin 10 d (pjesa e autostradës Prilep - Manastir) në Republikën e Maqedonisë së Veriut, për fillimin e bisedimeve me partnerin strategjik më 6 shkurt 2023. Lidhur me rezultatin e bisedimeve, u vendos që ekipi negociues të përpilojë një raport, të cilin do ta paraqesë për shqyrtim dhe miratim në Komisionin negociues, brenda 21 ditëve nga dita e fillimit të negociatave.
Qeveria e shqyrtoi dhe e miratoi Informacionin lidhur me nevojën për dorëzimin e aplikacionit VBIF për grant investimi për ndërtimin e autostradës A2, aksi rrugor Kriva Pallankë - Dllaboçicë - Stracin (Çatall), si pjesë e Korridorit 8. Ndërtimi i rrugës së shpejtë A2, aksi rrugor Kriva Pallankë - Dllaboçicë - Stracin (Çatall) është duke u implementuar me kredi nga Banka Botërore, gjegjësisht me "Projektin për përmirësim dhe zhvillim të rrugëve".
Qeveria gjithashtu miratoi vendim për shpërndarjen e të ardhurave nga lojërat e fatit dhe lojërat argëtuese në vitin 2023, për financimin e aktiviteteve programore të organizatave nacionale të personave me aftësi të kufizuara, shoqatave dhe asociacioneve të tyre, shoqatave për luftën kundër dhunës në familje dhe Kryqit të Kuq të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Me këtë vendim, nga të ardhurat nga lojërat e fatit dhe lojërat zbavitëse për vitin 2023, ndahen mjete në shumë prej 69.000.000,00 denarë për financimin e programeve vjetore të organizatave nacionale invalidore, shoqatave të tyre dhe asociacioneve të tyre, për: financimin e aktiviteteve programore të Këshillit Nacional të Organizatave Invalidore të Maqedonisë; financimi i aktiviteteve programore të Lidhjes Nacionale të të Verbërve të Republikës së Maqedonisë së Veriut; financimi i aktiviteteve programore të Lidhja Nacionale e Personave të Shurdhër të Republikës së Maqedonisë së Veriut; për financimin e aktiviteteve programore të Unionit nacional të personave me aftësi të kufizuara fizike të Maqedonisë - Mobilitet Maqedoni; financimi i aktiviteteve programore të Qendrës Republikane për mbështetjen e personave me aftësi të kufizuara intelektuale – Poraka, në vlerë prej 9.710.000,00 denarë; financimi i aktiviteteve programore të Unionit nacional të invalidëve civilë nga lufta e Maqedonisë; financimi i aktiviteteve programore të Federatës Nacionale për Sport dhe Rekreacion të Invalidëve të Maqedonisë - Komiteti Paraolimpik Maqedonas; financimi i aktiviteteve programore të Sindikatës Nacionale të Punëtorëve me Aftësi të Kufizuara të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Për financimin e aktiviteteve programore të shoqatave për luftë kundër dhunës në familje, është caktuar shumë prej 4.000.000,00 denarë, për: Shoqatën Qendra e Krizave Nadezh; Organizata e Grave të Qytetit të Shkupit; Këshilli Nacional për Barazinë Gjinore.
Për financimin e Programit vjetor të Kryqit të Kuq të Republikës së Maqedonisë së Veriut është paraparë shumë prej 8.000.000,00 denarë, si dhe mjete për sigurimin e shpenzimeve për aktivitetet e projektit që nuk mbulohen nga donatorët në shumë prej 6.000.000,00 denarë dhe mjete në shumë prej 2.000.000,00 denarë për realizimin e Projektit për pushim dhe rekreacion të fëmijëve nga familjet me rrezik social dhe fëmijëve shfrytëzues të shtesës së veçantë për pushim veror 2023.
Vendimi do të zbatohet nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, sipas planit mujor për pagesën e këtyre mjeteve.