Kryeministri Dimitar Kovaçevski në Mynih u takua me Volfgang Shmidt, ministër federal për Çështje të Veçanta dhe shef i kabinetit të kancelarit të Gjermanisë, i cili shprehu mbështetjen e tij për integrimin evropian të Maqedonisë së Veriut.
Në takim biseduan për nevojën e një rruge të përshpejtuar të Maqedonisë së Veriut drejt anëtarësimit të plotë në Bashkimin Evropian. Në këtë rast, konstatuan se rruga evropiane e vendeve të Ballkanit Perëndimor është e rëndësishme për stabilitetin dhe sigurinë e rajonit.
Në mënyrë shtesë, integrimi i Ballkanit Perëndimor është edhe me interes strategjik për BE-në, veçanërisht në kushtet e polarizimit të fortë të botës, para së gjithash si rezultat i agresionit ushtarak në Ukrainë.