Shaqiri: Me mbështetjen e BE-së, ne vazhdojmë të zhvillojmë dhe promovojmë Kornizën Kombëtare të Kualifikimeve

Republika e Maqedonisë së Veriut është duke ndërmarrë hapa vendimtarë drejt anëtarësimit të plotë në Bashkimin Evropian. Prandaj edhe rëndësia e jashtëzakonshme e projekteve twining me të cilat ne ndërtojmë kapacitetet institucionale dhe harmonizojmë legjislacionin tonë me atë evropian. Veçanërisht dua të theksoj se mbështetja për forcimin  dhe operacionalizimin e Kornizës Kombëtare për  Kualifikime do të thotë shumë për ne, sepse synimi ynë është që kualifikimet e fituara gjatë arsimit në vendin tonë të jenë në përputhje me standardet dhe praktikat e BE-së.

Këtë e theksoi ministri i Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri në takimin e Komitetit Drejtues të projektit twining për mbështetjen e implementimit të Kornizës Kombëtare për  Kualifikime, i cili nga tetori i vitit 2021 zbatohet nga ekipi i  profesionistëve me përvojë nga Lituania, Franca dhe Sllovenia.
                                                       
„Ky është një projekt i vlefshëm multi-resoresh në të cilin përfshihen shumë organizata të ndryshme, organe dhe agjenci. Deri më tani janë realizuar aktivitete të shumta dhe janë përgatitur disa dokumente që synojnë drejt përmirësimit të cilësisë, transparencës dhe menaxhimit të aftësive dhe kualifikimeve në të gjitha nivelet e arsimit dhe trajnimit, transparencës dhe menaxhimit të aftësive dhe kualifikimeve në të gjitha nivelet e arsimit dhe trajnimit. Projekti kontribuon në harmonizimin e arsimit dhe trajnimit me kërkesat e tregut të punës, për të lidhur mësimin formal, joformal dhe me përvojë , si dhe për të mbështetur procesin e vlerësimit të rezultateve nga mësimi të fituara përmes të mësuarit joformal ose të mësuarit me përvojë”, tha Shaqiri.

Megjithatë, ai theksoi, se të gjitha palët e interesuara relevante në  lidhje  me Kornizën Kombëtare të Kualifikimeve ,ata vërejnë se edhe pse ky instrument është jashtëzakonisht i rëndësishëm, ai nuk është mjaft i dukshëm. 

„Prandaj, është shumë e rëndësishme përgatitja e strategjisë për komunikim që do të ndihmojë në ngritjen e vetëdijes për Kornizën Kombëtare të Kualifikimeve, veçanërisht tek institucionet arsimore, studentët dhe punëdhënësit”, tha Shaqiri, duke shtuar se Qeveria dhe Ministria e Arsimit dhe Shkencës e vlerësojnë lartë mbështetjen  e vazhdueshme që e marrin nga Bashkimi Evropian, sidhe ndihma specifike që synon forcimin e Kornizës Kombëtare të Kualifikimeve është një  kontribut i rëndësishëm për punësim më të madh, lëvizshmëri dhe integrimi social i qytetarëve tanë.