Shumica parlamentare zgjodhi edhe zëvendësit  e  ministrave: Qeveria vazhdon edhe më me efikasitet në rrugën e reformës, evropiane

Me propozim të Kryetarit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, me shumicë votash, Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut zgjodhi pesë zëvendës  të ministrave në Qeveri:

Tiron Jajaga, për zëvendës ministër i cili udhëheq me Ministrin e Mbrojtjes

Viktorija Avramovska-Mandiq, për zëvendëse të ministrit i cili udhëheq me Ministrin e Drejtësisë,

Vjollca Berisha,për zëvendëse të ministrit i cili udhëheq me Ministrin e Bujqësisë Pylltarisë dhe Ekonomizimit të Ujërave

Maja Manoleva, për zëvendëse të ministrit i cili udhëheq me Ministrin e Shëndetësisë dhe

Agim Nuhiu për zëvendës të ministrit i cili udhëheq me Ministrin e Arsimit dhe Shkencës

Me zgjedhjen e zëvendësministrave në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut përfundoi debati shumëditor në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për shkarkimet dhe zgjedhjen e ministrave  të rinj dhe zëvendësëve të ministrave.

“Qeveria do të vazhdojë t'i zbatojë reformat edhe më efektive në interes të qytetarëve, në rrugën e vendosur evropiane”, tha kryeministri Kovaçevski. Të gjitha hapat e Qeverisë, tha kryeministri Kovaçevski, janë dhe do të jenë në funksion të përparimit të shtetit dhe të ardhmes së mirë të qytetarëve dhe apeloi për marrjen e ndërgjegjshme të vendimeve të pjekura në Kuvend, në drejtim të perspektivat evropiane.