Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, së bashku me ministrin e Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, sot mbajtën një konferencë për shtyp, ku njoftuan vendimet e fundit të Qeverisë për ngrirjen dhe uljen e çmimeve të pastave dhe produkteve të qumështit.
“E kam thënë shumë herë deri më tani se nuk do të lëmë askënd të merret vetëm me krizën dhe këtë e mendoj dhe e bëjë me mbështetje nga minsitrat e Qeverisë.
Edhe vitin e kaluar kam deklaruar se tani nuk është koha për begati, por koha kur të gjithë duhet të ngrihemi mbi interesat tona, personale dhe të tregojmë solidaritet. Përgjegjësi nga ana e kompanive, por edhe përgjegjësia e jonë, si Qeveri që ka mekanizma për të ndikuar dhe për të mos lejuar prishjen e disbalancës në tregun vendas në aspektin e kërkesës dhe ofertës.
Ngrihet, gjegjësisht zvogëlohet çmimi i pastave, i cili është propozuar të jetë për 15 për qind, deri në çmimin e aplikuar në tregtinë me pakicë më 1 mars 2023, pra mesatarisht për rreth 8,00 - 9,00 denarë. Bëhet fjalë për pasta, gjegjësisht për makarona dhe shpageti”, theksoi Kryeministri Kovaçevski në konferencën e sotme për shtyp.
Ngrihet, gjegjësisht zvogëlohet çmimi i makaronave, i cili është propozuar të jetë për 15 për qind, deri në çmimin e aplikuar në tregtinë me pakicë më 1 mars 2023, pra mesatarisht për rreth 8,00 - 9,00 denarë. Bëhet fjalë për makarona, gjegjësisht për makarona dhe shpageta”, theksoi kryeministri Kovaçevski në konferencën e sotme për media.
Kryeministri Kovaçevski tregoi se janë ngrirë edhe çmimet e produkteve të qumështit, ku përfshihen qumështi, gjiza, djathi, kaçkavalli, mazë, qumësht i thartuar dhe jogurti.
“Në periudhën e kaluar, Qeveria e Maqedonisë së Veriut ndërmori mekanizma për të përmbushur nevojat e qytetarëve, kompanive, bizneseve dhe në përgjithësi për të ndikuar në stabilitetin e tregut të brendshëm.
Në atë drejtim, gjatë vitit 2022 sollëm dy pako masash kundër krizës në vlerë mbi 760 milionë euro, mbështetje për ekonominë dhe qytetarët, të cilat do të mbahen mend si mbështetja më e lartë në rajon në kohën kur kompanitë po mbylleshin punëtorët po pushoheshin masivisht dhe kur çmimet kishin filluar të ndiqnin një trend rritës.
“Ne kemi ndihmuar financiarisht, por edhe me subvencione, duke përfshirë edhe subvencionimin e energjisë elektrike, që ndikoi dukshëm në uljen e harxhimeve të kompanive dhe zbutjen e goditjes së çmimeve”, theksoi kryeministri Kovaçevski.
Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi ka sqaruar detaje rreth vendimeve të reja të Qeverisë:
“Pas analizave të bëra nga Ministria e Ekonomisë, morëm vendim për ngrirjen e çmimeve të një pjese të produkteve të qumështit, si dhe të një pjese të makaronave.
Me këtë, çmimet ulen me 10% për produktet e qumështit dhe 15% për pastat, dhe ky vendim do të zbatohet nga data 16 mars deri më 31 maj 2023.
Në pjesën e pastave morëm vendim për heqjen e taksës doganore. Sipas përllogaritjeve, vetëm me heqjen e taksës doganore për pastat, çmimi i tyre do të ulet mesatarisht për 8-9 denarë në shitje me pakicë. Presim që ulja të jetë edhe më e madhe”, theksoi ministri i Ekonomisë, Bekteshi.
Ai bëri të ditur se është e mundur ulje e çmimeve edhe për produktet tjera.
“Do të na mbetet sheqeri, vezët e pulës dhe orizi maqedonas, të cilët do të analizohen javën e ardhshme. Është e mundur që edhe këto çmime të ngrihen.
Javën e ardhshme do të bëhen analizat dhe do të përcaktohet nëse do të ngrihen çmimet e sheqerit, vezëve dhe orizit”, tha ministri i Ekonomisë, Bekteshi, duke shtuar se çmimet e këtyre produkteve me siguri do të ngrihen nëse prodhuesit nuk e bëjnë këtë.