Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski u takua me kryetarin e Kongresit të Hebrenjve Amerikanë, rabinin Endrju Bejker, si dhe me përfaqësuesin e komunitetit hebre në Gjermani, Stefan Kramer dhe me ish ambasadorin amerikan në Gjermani, Xhejms Bindenagel dhe me Goran Sadikario, drejtor i Qendrës Memoriale të Holokaustit të Hebrenjve nga Maqedonia.
Në takim, u shkëmbyen përshtypjet për shënimin e 80-vjetorit të deportimit të hebrenjve maqedonas në Treblinka, i cili u mbajt nën patronatin e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, ndërsa u organizua nga Bashkësia Hebraike e Republikës së Maqedonisë dhe Fondi i Holokaustit të Hebrenjve të Maqedonisë.
Kryeministri Kovaçevski shprehu dënimin e ashpër të antisemitizmit, racizmit, ksenofobisë dhe fashizmit dhe shtoi se vendi ynë gjithmonë ka qenë dhe do të mbetet në anën e duhur të historisë. Republika e Maqedonisë së Veriut, tha kryeministri Kovaçevski, do të vazhdojë të kundërshtojë të gjitha format e ndryshme të fjalës së urrejtjes dhe intolerancës dhe urdhëroi që krimet e errëta kundër hebrenjve të Maqedonisë, në kampin në Treblinka, të mos përsëriten kurrë.
Në këtë drejtim, Kryeministri theksoi se në periudhën e ardhshme, në kuadër të debatit për amendamentet kushtetuese, do të propozojë përfshirjen e hebrenjve në Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë së Veriut, e cila shpreson se do të pranohet nga të gjithë subjektet politike në vend.
Kryetari i Kongresit Hebre amerikan, rabini Endrju Bejker, shprehu mirënjohjen e tij për organizimin e serisë së manifestimeve në lidhje me përkujtimin e 80-vjetorit të dëbimit të hebrenjve të Maqedonisë në Treblinka.
Duke përshëndetur politikën e dialogut dhe mirëkuptimit të praktikuar nga Republika e Maqedonisë së Veriut, rabini Bejker theksoi se u deshën dekada që vendet demokratike të Evropës Perëndimore të njohin rolin e tyre në Holokaust, ndërsa sot, ata që shtrembërojnë historinë e Holokaustit janë duke e bërë këtë me vetëdije, për qëllime politike.