Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski sot në Shkup mirëpriti dhe mbajti takim me përfaqësuesin e lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri dhe zëvendëskryetar i Komisionit Evropian, Zhozep Borel dhe Komisionerin për Politikë të Fqinjësisë dhe Zgjerimin, Oliver Varheji.
Në takim u bisedua për rëndësinë e hapit të ardhshëm të Republikës së Maqedonisë së Veriut në integrimet evropiane, si çështje me rëndësi për perspektivat e vendit tonë dhe për stabilitetin e rajonit dhe Evropës.
Kryeministri Kovaçevski i falënderoi përfaqësuesit e lartë evropianë për kontributin e tyre, si dhe partnerët evropianë, për suksesin e përbashkët në hapjen e bisedimeve të Maqedonisë së Veriut me Unionin, korrikun e kaluar.
Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, siç theksoi Kryeministri Kovaçevski, është e fokusuar në agjendën evropiane, punon në zbatimin e reformave, në avancimin e marrëdhënieve fqinjësore në frymën e vlerave evropiane dhe është e përkushtuar në sukses në hapin tjetër në integrimet evropiane
Takimi i Kryeministrit me përfaqësuesit evropianë u zhvillua para fillimit të takimit të gjashtëmbëdhjetë të Këshillit për Stabilizim dhe Asociim ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Bashkimit Evropian, i cili do të mbahet sot në Shkup, i cili do të kryesohet nga Kryeministri Dimitar Kovaçevski dhe bashkëkryesuesi i Bashkimit Evropian, përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikë të jashtme dhe siguri dhe nënkryetar i Komisionit Evropian, Borel, si dhe komisioneri për politikë të fqinjësisë dhe zgjerimit, Varheji, do të marrin pjesë gjithashtu.