Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, mbajti fjalim në ngjarjen me rastin e 3-vjetorit të pranimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO, organizuar nga Ministria e Punëve të Jashtme.
Bëhet fjalë për mëngjes tradicional të NATO-s me ambasadorët e vendeve anëtare të NATO-s, si fillim i Ditëve të NATO-s në Maqedoninë e Veriut, që u mbajt në Klubin e Deputetëve në Shkup, ndërsa si mysafire speciale ishte edhe ambasadorja e Ukrainës.
Në vazhdim ua përcjellim fjalimin e Kryeministrit Kovaçevski në tërësi:
Të jesh gati të mbrosh sigurinë, do të thotë të ruhet paqja.
Prandaj, NATO është organizatë ndërkombëtare e sigurisë dhe aleanca më e madhe ushtarak-politike.
Por, para së gjithash, NATO është mbrojtje e gjësë së vetme pa së cilën asgjë tjetër nuk është e mundur.
Dhe kjo është paqja.
Dhe si Kryeministër i shtetit, që e plotësoi qëllimin strategjik 30 vjeçar dhe tani për 3 vite është anëtare e NATO-s, mund të them se është e pazëvendësueshme ndjenja të jemi vetëm. Të jemi në familje të popujve dhe shteteve demokratike që funksionojnë sipas parimit “një për të gjithë dhe të gjithë për një”.
Në kushte kur bota, në shekullin 21 u ballafaqua me agresion tërësisht të palejueshëm të Federatës Ruse kundër një shteti sovran dhe të pavarur – Ukrainës – në qendër të vëmendjes është NATO.
Pranimi në NATO është dalje nga pasiguria dhe hyrje në siguri.
Kjo është arsyeja pse është thelbësore të vazhdohet politika e dyerve të hapura të NATO-s ndaj vendeve nga kontinenti evropian që kanë aspirata të tilla.
Sepse, çështje për vendosjen e sërishme të paqes dhe sigurisë në Ukrainë është përgjigje e të gjitha brengave në botë – paqja dhe siguria e cilit janë të ardhshme? Mund të jetë e secilit.
Republika e Maqedonisë së Veriut e di mirë se çfarë do të thotë të jetosh në një shqetësim të tillë - të jesh në një mjedis ushtarak, ndërsa digjej në vendet përreth në kohën e ish-Jugosllavisë - të kërkosh një mënyrë për të ruajtur paqen e brendshme.
Dhe u ballafaquam, me atë që të gjithë së bashku, maqedonas, shqiptarë, turq, serbë, vlleh, romë, boshnjakë dhe të tjerë, qëndruam pas përcaktimit të mbrojmë paqen.
Prej aty e njohim edhe rëndësinë e unitetit.
Dhe çka është NATO, nëse nuk është – bashkim.
Dhe mënyra e vetme të shpëtohet paqja në botë është të bashkohemi rreth nevojës ta kthejmë paqen në Ukrainë.
Kjo është më shumë se e nevojshme, por këto rrethana surprizuese, kur në tokën evropiane janë kthyer tanke nga koha e luftës konvencionale që konsideroj për të kaluar dhe njëkohësisht kur bota është e ballafaquar me armën e së ardhmes – kërcënimet hibride dhe lajmet e rreme, si pjesë e luftës sfiduese informative. Në të cilën, gjithashtu, vetëm në aktivitete të afërta dhe të koordinuara, mundemi – dhe duhet të kundërvihemi.
Të nderuar miq,
Mundesha ta filloj këtë fjalim me një sërë përfitimesh të dukshme për shtetin tonë pas pranimit në NATO, pikërisht para tre viteve dhe do të fokusohem për shkurt edhe tek ato tani.
Por, siç thash, nëse në botë ka paqe – mundemi gjithçka. Nëse nuk ka paqe – nuk mundemi.
Në kontekstin aktual gjeopolitik dhe duke marrë parasysh stabilitetin rajonal, i cili sot është në nivelin më të lartë se kurdo, por me sfidat si vetë Evropa – është mirë që Republika e Maqedonisë së Veriut është anëtare e NATO-s. Dhe ne jemi shtet i cili bën depërtim në integrimet evropiane, me hapin e ri që është mirë dhe pritet të ndodh.
Me anëtarësimin në NATO dhe fillimin e bisedimeve me Bashkimin Evropian, me konceptin për shoqëri të barabartë në vend, me të guximshmit, por edhe vendimet shtetërore me të cilat i mbrojtëm standardet e identitetit kombëtar, me politika funksionale të dialogut dhe mirëkuptimit, Republika e Maqedonisë së Veriut është sot një faktor stabiliteti në Ballkanin Perëndimor.
Dhe është e qartë se orientimi euroatlantik i rajonit është i domosdoshëm si në aspektin e paqes dhe stabilitetit evropian ashtu edhe në drejtim të prosperitetit.
Çfarë do të thotë anëtarësimi në NATO për qytetarët dhe për Maqedoninë e Veriut ekonomikisht, mjafton të theksojmë të dhënat se investimet e huaja të drejtpërdrejta vitin e kaluar arritën në 753.8 milionë euro, ose dy herë më shumë në krahasim me vitin 2016.
Republika e Maqedonisë së Veriut nuk është më vend i fuqisë punëtore të lirë.
Viteve të fundit janë hapur mbi 10 mijë vende pune në zonat zhvillimore teknologjike-industriale dhe janë punë të paguara mirë, me paga mesatare mbi 1000 euro.
Është e qartë se investitorët e huaj duan siguri.
Sot, ne po e ndërtojmë Maqedoninë e Veriut në një qendër të energjisë së gjelbër në Evropë, pasi vetëm vitin e kaluar u ndërtuan termocentrale të reja në vend, me kapacitet mbi 152 megavat për prodhimin e energjisë elektrike nga burimet e ripërtëritshme të energjisë, dhe deri në fund të Këtë vit 2023, në sistemin energjetik të Maqedonisë, presim të instalojmë rreth 300 megavat termocentrale fotovoltaike, përmes investimeve nga SHBA-ja dhe Evropa dhe me ndihmën e institucioneve financiare shumëpalëshe dhe kreditorëve dypalësh.
Më vjen shumë mirë dhe në emër të qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut ju falënderoj që në vendin tonë shihni një partner të besueshëm dhe dinjitoz, i cili ulet njëlloj në tryezën e Aleancës si shteti i 30-të anëtar.
E di që ka një vetëdije se çfarë do të thotë që ne e kemi vendosur veten plotësisht dhe pa rezerva, menjëherë, në përputhje me politikën e përbashkët dhe të jashtme të sigurisë të Bashkimit Evropian, në lidhje me situatën në Ukrainë.
Gjithçka e ka çmimin e vet, thonë - por ne si Qeveri po mundohemi me një sërë masash që kemi marrë dhe po bëjmë dhe me mbështetjen e BE-së të mbrojmë standardin e qytetarëve - sepse çdo gjë e ka çmimin e vet - përveç paqes. Paqja nuk ka çmim!
Maqedonia e Veriut, si vend anëtar i NATO-s, kontribuon në mënyrë aktive në sigurinë kolektive të Aleancës.
Këtë e kemi treguar me pjesëmarrjen afatgjatë në misionet e drejtuara nga NATO, Bashkimi Evropian dhe Kombet e Bashkuara.
Poligoni i Armatës "Krivollak" është një vend për zhvillimin e ndërveprueshmërisë edhe nga aleatët e NATO-s.
Buxheti i mbrojtjes po rritet vazhdimisht. Krahasuar me vitin 2022 është rritur për 24,45 për qind. Dhe ne i qëndrojmë planit tonë sipas të cilit buxheti i mbrojtjes do të arrijë në 2% të prodhimit të brendshëm bruto deri në vitin 2024.
I respektojmë vlerat e vendeve anëtare të NATO-s – demokracinë, lirinë, sundimin e së drejtës, respektimin e debatit publik, në të cilën vitet e fundit kemi depërtim të rëndësishëm.
E rregullojmë rrugën për gjeneratën e tashme dhe të ardhshme.
Anëtarësimi në NATO u tregua si vendim i vërtetë në moment të vërtetë. Siguruam sigurinë dhe perspektivat si hap ti suksesshëm, strategjik dhe patriotik në kohë të vërtetë dhe në kohën e sotme është konfirmimi më i mirë për këtë.
Jemi në të njëjtën barkë dhe duhet të veprojmë në solidaritet dhe unitet në mbrojtjen dhe promovimin e paqes dhe prosperitetit në botë.
Ne jemi NATO!”