Kovaçevski: Maqedonia e Veriut është faktor i stabilitetit, jemi të bashkuar dhe të fuqishëm në NATO

Sot në kazermën “Ilinden” u mbajt ngjarja solemne për shënimin e tre vjetorit të anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në NATO – Aleancën.

Në ngjarjen solemne mbajtën fjalim Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovaçevski, ministrja e mbrojtjes Sllavjanka Petrovska dhe gjeneral nënkoloneli Vasko Gjurçinovski.

Në vazhdim vijon fjalimi i Kryeministrit Kovaçevski në tërësi:

“I nderuar nënkryetar i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Husni Ismaili,

E nderuar ministre e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska,

I nderuar shef i Shtabit të Përgjithshëm të Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut, gjeneral nënkolonel Vasko Gjurçinovski,

Të nderuar përfaqësues të Armatës, të nderuar përfaqësues të mediave dhe mysafirë,

Jam krenar që mund t'ju drejtohem sot drejtpërdrejt si Kryeministër i një vendi që tre vjet më parë, pikërisht sot – më 27 mars, arriti një nga synimet e tij strategjike - u bëmë anëtar i Aleancës më të fuqishme ushtarake-politike - NATO-aleanca.

Jam gjithashtu krenar që fëmijët e mi do ta mësojnë këtë ditë si një nga ditët më të ndritshme të historisë sonë. Sepse kjo ditë garanton edhe të ardhmen e tyre.

27 Marsi është dita kur Maqedonia e Veriut vulosi të ardhmen e saj të sigurisë. Një moment pas të cilit stabiliteti ynë nuk mund të vihet në dyshim nga askush. Dhe nga ajo pikë ne mund të ecim përpara, të fuqishëm dhe me shpejtësi.
 
Ky përvjetor nuk është vetëm një kujtim i momentit kur flamuri maqedonas u shpalos para selisë së NATO-s në Bruksel, edhe pse jam i sigurt se ai imazh do të mbetet i gdhendur përgjithmonë në kujtesën tonë dhe gjithmonë do të ngjallë ndjenja kaq të forta të krenarisë kombëtare.

Ky është një moment në të cilin ne pushuam së qeni një pikë në agjendën e sigurisë dhe u bëmë pjesë e tryezës që krijon agjendën botërore të sigurisë.

Vendimi ynë kombëtar për t'u anëtarësuar në Aleancë theu barrierat e partive, religjioneve dhe kombeve dhe na bashkoi. Një diferencë e parëndësishme janë ata pak që nuk krenohen me këtë sukses tanë dhe do të donin alternativa të tjera.

Jam i bindur se kemi një bashkim të tillë rreth vendimeve tona për Bashkimin Evropian.

Sot ne jemi NATO. E realizuam vendimin unanim të Kuvendit tonë të vitit 1993 dhe idenë e të parëve tanë, të cilët luftuan për të qenë të barabartë me më të zhvilluarit.

Ne ia dolëm të luftojmë në këtë rrugë duke marrë vendime të guximshme, shtetërore dhe të vështira.

Me të njëjtin ritëm vazhdojmë rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Kur themi se jemi NATO, është e rëndësishme të jemi në gjendje t'i përgjigjemi: "Çfarë do të thotë të jesh NATO?"

NATO mbron, bashkon dhe përforcon. Mbi të gjitha, të qenit NATO është një garanci e fuqishme për territorin dhe sigurinë tonë, nga Aleanca ushtarake-politike më e suksesshme në historinë e qytetërimit njerëzor. Vula e integritetit dhe sovranitetit tonë territorial.
Të jesh NATO do të thotë të ndash tryezën e vendimmarrjes me vendet më të zhvilluara në botë, të marrësh vendime për sigurinë botërore së bashku me më të fuqishmit. Të ruajmë paqen tonë dhe atë botërore si pjesë e një organizate ushtarakisht superiore, politikisht të fuqishme dhe relevante dhe ekonomikisht dominuese. Paqe dhe zhvillim për gati një miliard njerëz, të cilët jetojnë në vlera të përbashkëta demokratike.

Të qenit NATO do të thotë që jemi të barabartë në një familje të bashkuar të fuqishëm, në të cilën ne të gjithë përballemi me sfida së bashku dhe përforcojmë mbrojtjen tonë, qoftë ajo ushtarake apo mbrojtje digjitale kibernetike.

Pushtimi brutal ushtarak i paprovokuar i Rusisë në Ukrainë na dha një perspektivë të ndryshme se sa e rëndësishme është siguria dhe stabiliteti. Një luftë që menduam se toka evropiane nuk do ta shihte më kurrë.

Në vend të kësaj, vuajtjet njerëzore dhe regresioni i tmerrshëm i destruktivitetit përsëriten dhe shndërrohen më tej në një luftë hibride që përdor armë kibernetike dhe informacioni.

Në këtë luftë shkatërruese, vendi ynë, si gjithmonë kur hedhim një vështrim prapa në historinë maqedonase, mbetet i njëjtë, që është të jemi në anën e duhur të historisë. Që në fillim, vitin e kaluar, ne e dënuam këtë konflikt, e mbështetëm dhe vazhdojmë ta mbështesim Ukrainën, për të cilën në vazhdimësi sigurojmë ndihmë.

Qëllimi i mbështetjes nuk është vazhdimi i veprimeve ushtarake, por që një Ukrainë e pavarur të mbrojë pavarësinë dhe sovranitetin e saj territorial dhe njerëzit e saj.
Kjo luftë, me të gjitha elementet e saj, e vendosi Evropën në një krizë të re sigurie, por edhe energjetike e ekonomike, për përballimin e së cilës, solidariteti dhe uniteti i NATO-s ishin dhe janë vendimtar. Dhe pikërisht në atë unitet mund të shihet vizioni i Aleancës dhe pse ne do të dalim nga kjo krizë më të fuqishëm, më të bashkuar.
Ju pjesëtarët e Armatës jeni të barabartë me kolegët tuaj nga vendet anëtare të NATO-s. Të barabartë në aftësi, njohuri, kontribut në mbrojtjen kolektive.

Vitet e fundit shteti, Qeveria, Ministria kanë treguar se çfarë do të thotë të kthesh besnikërinë e Armatës ndaj vendit të saj dhe ju me shembullin tuaj e keni treguar se ne mund të jemi krenarë për ju.

Jemi krenarë për pjesëtarët e Armatës së Maqedonisë së Veriut që na përfaqësojnë në misionet aleate në Letoni, në Rumani, në Bullgari, në misionet në Kosovë, në Irak, në Bosnje dhe Hercegovinë, Liban, Republikën e Afrikës Qendrore.

Çdo denar që investojmë në modernizimin e Armatës është i merituar, çdo rritje vjetore e Buxhetit për Armatës dhe Mbrojtjen, e cila arriti në 1.85% të PBB-së këtë vit dhe do të arrijë në 2% të PBB-së vitin e ardhshëm, është e merituar, gjithçka e re, pajisjet që modernizojnë Armatën, si dhe të gjitha përfitimet që i kemi dhënë çdo pjesëtari të Armatën me Ligjin e ri të shërbimit.

Të jesh NATO do të thotë përforcimi dhe rritja e Armatës sonë. Një Armatë e fortë dhe e gatshme është garanci për sigurinë e vendit por edhe për mbrojtjen kolektive të Aleancës.

Ishte Armata jonë e fortë dhe e gatshme që ndihmoi në zbatimin e masave për ballafaqimin me KOVID, me secilin zjarr që na ndodhi, me tërmetet në Shqipëri dhe Turqi.

Armata në të gjitha këto raste shpëtoi jetë njerëzish. Dhe për këtë gatishmëri dhe sakrificë, ju jemi jashtëzakonisht mirënjohës.

Në fund, dua të uroj edhe një herë të gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut për këtë përvjetor dhe të na uroj që të festojmë edhe shumë vite të tjera në paqe dhe prosperitet.

Faleminderit."