Sot, Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, realizoi bisedë telefonike me Ministrin e Çështjeve Evropiane dhe Ndërkombëtare të Republikës së Austrisë, Aleksander Shallenberg.
Përkrahja e zëshme dhe e vazhdueshme e Republikës së Austrisë për anëtarësimin e shtetit në BE është reflektuar në të gjithë sektorët, jo vetëm në marrëdhëniet e shkëlqyera miqësore, por edhe në bashkëpunimin dinamik sektorial, theksoi ministri Osmani.
Duke pasur parasysh se Austria është vendi numër një për nga numri i investitorëve të huaj në Maqedoninë e Veriut, të dy bashkëbiseduesit shprehën pritjen që kapacitetet e kompanive austriake të pranishme në tregun tonë do të vazhdojnë të rriten edhe në periudhën e ardhshme.
Ministri austriak e rikonfirmoi qëndrimin e fortë të Vjenës zyrtare për integrimin sa më të shpejtë të të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian, duke theksuar se zgjerimi i BE-së është leva më e rëndësishme gjeostrategjike e BE-së. Në këtë kontekst, e përshëndeti agjendën e reformave të Qeverisë me theks në ndryshimet e ardhshme kushtetuese.
Të dy ministrat shkëmbyen mendime mbi aktivitetet në kuadër të kryesimit tonë me OSBE-në dhe mbështetjen e Austrisë në përballjen me sfidat aktuale të Organizatës.
Në takim u bë fjalë edhe për situatën aktuale në rajon, e cila ka pasoja për sigurinë dhe stabilitetin e rajonit, por edhe të Evropës. U shënua presidenca aktuale e vendit tonë dhe me Procesin e bashkëpunimit në Evropën Juglindore (PBEJL), si dhe me SHBA- Karta e Adriatik (A5), me çka u vlerësua pozitivisht roli i Maqedonisë së Veriut si aktor aktiv në gjenerimin e stabilitetit dhe paqes në kontekst të gjerë rajonal.