Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski u takua në Lubjanë me ministren sllovene të Digjitalizimit, Emilia Stojmenova Duh.
Në takim u bisedua për intensifikimin e mbështetjes nga Sllovenia në procesin e digjitalizimit të vendit, veçanërisht në sferën e lidhjes midis institucioneve shtetërore, me bashkësinë e biznesit nga sfera e shoqërisë informatike, në sferën e e-Qeverisë dhe në digjitalizimin e administratës publike.
Kryeministri Kovaçevski tha se ndarja e përvojave sllovene dhe praktikat pozitive në sferën e digjitalizimit janë të rëndësishme për vendin, në procesin e integrimeve evropiane por edhe në planin vendor.
"Jemi duke punuar për rritjen e numrit të shërbimeve elektronike për qytetarët dhe bizneset dhe jemi të fokusuar në harmonizimin e legjislacionit nacional me Kodin Evropian të Komunikimeve Elektronike, si dhe me Direktivën e BE-së për sigurinë e rrjeteve dhe sistemeve të informacionit dhe paketën e veglave 5G. Lidhja e institucioneve qeveritare, komunitetit akademik, sektorit të biznesit, sektorit civil dhe në përgjithësi digjitalizimi i proceseve është i rëndësishëm për përmirësimin e cilësisë së shërbimeve institucionale, por edhe për luftën efektive kundër korrupsionit, sepse ky proces nënkupton një reduktimi të kontaktit njerëzor në disa shërbime", tha Kryeministri Kovaçevski.
Kryeministri Kovaçevski theksoi se ministrja Stojmenova Duh, e cila është me prejardhje maqedonase dhe u bë pjesë e Qeverisë së Kryeministrit slloven, Robert Gollob, është shembull se Republika e Maqedonisë së Veriut ka staf cilësor me të cilin mund të krenohet edhe jashtë shtetit, ndërsa qëllimi i Qeverisë është që me përparim në eurointegrime është të motivojë të rinjtë të jetojnë dhe të punojnë në vendlindjen e tyre, në procesin e të cilës është e rëndësishme mbështetja sllovene.