Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, në emër të tij dhe në emër të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, u’a uron Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit të gjithë gazetarëve profesionistë që kontribuojnë në demokratizimin e shoqërisë.
Në vazhdim po ja përcjellim mesazhin e kryeministrit Kovaçevski për nderë të ditës së sotme.
“ Ju uroj Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, në të cilën të gjithë ne morëm konfirmimin e një suksesi tjetër dhe konfirmim se jemi në rrugën e duhur evropiane.
Maqedonia e Veriut shënon përparim të ri në lirinë e mediave dhe në Raportin më të fundit të organizatës ndërkombëtare “Reportues pa Kufij” renditet në vendin e 38-të nga 180 vende në botë!
Në vitin 2016, vendi ishte në vendin e 118, nga 180 vende.
Kjo është një dëshmi në vepër dhe përcaktim demokratik dhe evropian të Qeverisë dhe kategorikisht Po për lirinë e fjalës dhe pavarësinë e medias!
Me shoqatat e meduimeve shohim partner dhe vazhdojmë të bashkëpunojmë së bashku drejt avancimit të mëtejshëm të lirisë së medias, ashtu siç vepruam me Ligjin e miratuar për përgjegjësinë qytetare për fyerje dhe shpifje, e cila garanton lirinë e shprehjes, dhe me ndryshimet në Kodin penal, sulmet që bëhen ndaj punonjësve të medias po trajtohet si sulm ndaj një zyrtari.
Si një vend që ka nisur negociatat me BE-në, në kuadër të procesit të negociatave, ne tashmë jemi duke harmonizuar rregulloret, të udhëhequr nga praktikat e mira evropiane, për cilësi, mbrojtje dhe profesionalizëm në sferën mediatike.
Gjithashtu bëj thirrje për një luftë të përbashkët kundër dezinformimit, në emër të drejtës së qytetarëve për të mësuar të vërtetën.
Liria e shprehjes është shtytësi i të gjitha të drejtave të njeriut! Kjo e mundëson dialogun, ndërton mirëkuptimin dhe rrit njohuritë e përgjithshme, gjitashtu kontribuon në analizën e vendimeve të sjellura dhe çon drejt politikve më të mira”.