Delegacioni qeveritar me vendosjen e luleve mbi varrin e Goce Dellçevskit shënoi 120 vjetorin e vdekjes së tij

Delegacioni qeveritar i përbërë nga ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski, ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Kaja Shukova dhe zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës Agim Nuhiu, duke vendosur lule në varrin e Goce Dellçevit në kishën “Shën Spasi” në Shkup, e shënuan 120 vjetorin e vdekjes së ideologut dhe sinonimit të luftës së popullit për liri.
 
Para sarkofagut të njeriut të madh u përkulën dhe i shprehën respekt edhe Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut Stevo Pendarovski dhe delegacionet e Kuvendit, të Ministrisë së Mbrojtjes, Armatës, Unionit të Luftëtarëve, Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë, Qytetit të Shkupit, të partitve politike, trupit diplomatik, si dhe admirues të tjerë të veprës së Goce Dellçevit.
 

Me përkujtimin e rastit për të ndjerit shërbeu kryepeshkopi i Kishës Ortodokse Maqedonase - Kryepeshkopata e Ohrit Z.Z. Stefan.

Vizionari Dellçev, i cili më shumë se një shekull më parë e kuptonte botën si fushë të garës kulturore të kombeve, u vra nga ushtria turke më 4 maj të vitit 1903 në fshatin Banicë, rrugës për në Ser. Ai mbrojti çështjen e luftës së sinqertë për një shtet përparimtar-kulturor, të bazuar në parime radikale dhe shoqërore, në të cilin të gjithë popujt e shtypur do të bashkohen vullnetarisht dhe do të vazhdojnë luftën gjithëanshme.