Kovaçevski - Abdi: Dekada bashkëpunimi me UNICEF-in sollën ndryshime pozitive në Maqedoninë e Veriut

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, u takua në Nju Jork me zëvendësdrejtorin ekzekutiv të UNICEF-it, Omar Abdi.

Në takimin ku mori pjesë Sllavica Gërkovska, zëvendëskryeministre e ngarkuar për politika të qeverisjes së mirë, u diskutua për bashkëpunimin e përgjithshëm të Republikës së Maqedonisë së Veriut me UNICEF-in, i cili në vitin 1993 ishte një nga dy agjencitë e para që KB-ja që hapi zyrë në vend pasi u bë shtet i pavarur.

Kryeministri Kovaçevski në takim theksoi se vendi ynë i kushton rëndësi të madhe bashkëpunimit dekadash me UNICEF-in, i cili kontribuoi në zhvillimin e vendit edhe në kohë krize, kjo agjenci solli ndryshime pozitive për gjenerata të fëmijëve.

Në takim, zëvendësdrejtori ekzekutiv i UNICEF-it, Omar Abdi, theksoi bashkëpunimin e jashtëzakonshëm me Qeverinë në fushën e reformave në arsim, pasi ato janë thelbësore për vendosjen e duhur të bazave të prosperitetit të vendit.

Abdi përgëzoi në emër të UNICEF-it për përparimin e jashtëzakonshëm të vendit në 30 vitet e fundit. 

Ai u shpreh i kënaqur që UNICEF-i është partner i Qeverisë dhe rikonfirmoi gatishmërinë për bashkëpunim dhe mbështetje të mëtutjeshme në procesin e reformave.

Kryetari i Qeverisë Kovaçevski dërgoi mesazh për bashkëpunim të mëtejshëm dhe theksoi se Qeveria e Maqedonisë së Veriut i njeh vlerat e UNICEF-it dhe është mirënjohëse dhe ofron mbështetje në aktivitetet dhe iniciativat e saj në fushën e mbrojtjes së fëmijëve, arsimit, mbrojtjes sociale, monitorimin e të drejtave të fëmijëve, adoleshentëve dhe të rinjve.