Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, sot në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut u takua me senatorin amerikan Kris Mafi, me të cilin pas takimit dypalësh mbajtën konferencë të përbashkët për shtyp.
Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, sot në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut u takua me senatorin amerikan Kris Mafi, me të cilin pas takimit dypalësh mbajtën konferencë të përbashkët për shtyp.
Në vijim përcjellim deklaratën integrale të Kryeministrit nga konferenca për shtyp:
“Kam kënaqësinë që sot në Shkup qëndron miku im i dashur senatori Kris Marfi, anëtar i Komitetit për marrëdhënie të jashtme të Senatit Amerikan dhe njohës i mirë i i rajonit dhe vendit tonë.
Ky është takimi ynë i dytë për më pak se tre javë, pas takimit që patëm së fundmi në Uashington, gjatë vizitës sime në ShBA.
Këto takime tona të shpeshta flasin për përkushtimin e fortë të senatorit Marfi ndaj rajonit dhe për mbështetjen e tij personale dhe të vazhdueshme për Maqedoninë e Veriut dhe zhvillimin e saj demokratik, stabilitetin dhe prosperitetin.
Si Kryetar i Qeverisë, do të doja të përmend se gjatë bisedimeve në Uashington dhe në takimin e sotëm, nga senatori Marfi mora garanci se ShBA-të do të vazhdojnë të mbështesin Maqedoninë e Veriut në të gjitha aspiratat tona, veçanërisht drejt aderimit në BE. Ai është plotësues i partneritetit tonë strategjik dhe mbështetjes reciproke që i kemi dhënë njëri-tjetrit për një periudhë të gjatë dhe domethënëse që nga dita e parë e pavarësisë.
Në këtë drejtim, sot diskutuam edhe për forcimin e bashkëpunimit ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe ShBA-ve, veçanërisht në kushtet derisa vendi është duke ndërmarrë hapat e ardhshëm në integrimet evropiane. Pdyshim se kemi një rrugë vendimesh të vështira dhe të guximshme, dhe ajo që jam i lumtur të them është se kemi mbështetjen e fortë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe zyrtarëve të saj të lartë në atë rrugë. Çdo miqësi që na siguron se jemi në rrugën e duhur është jashtëzakonisht e rëndësishme për ne si shtet.
Falë mbështetjes së miqve të sinqertë si SHBA, sot Maqedonia e Veriut, pas tre dekadave të pavarësisë së saj, nga një vend përfitues i misioneve ndërkombëtare të paqes, është kthyer në një vend që është faktor stabiliteti në Ballkanin Perëndimor. vend anëtar i NATO-s, kryesuese i OSBE-së, vend që ka nisur negociatat me BE-në, vend në të cilin depozitohen marrëveshjet e nënshkruara në kuadër të Procesit të Berlinit dhe vend që pret negociatat mes shteteve të tjera. Sot jemi një vend me një vlerësim të përmirësuar të kredisë, me shkallën më të ulët të papunësisë historikisht, me rritje të punësimit, rritje të pagave minimale dhe mesatare dhe rritje të pensioneve dhe niveli më i lartë rekord i investimeve të huaja në vend, veçanërisht nga kompanitë dhe vendet industriale të teknologjisë së lartë.
SHBA dhe Maqedonia e Veriut e dëshmojnë nocionin e partneritetit në vepwr. Proceset e reformave që po zhvillohen në vendin tonë në 30 vitet e fundit kanë mbështetjen më të fortë nga miqtë tanë amerikanë, të cilët po mbrojnë fuqishëm demokratizimin e shoqërisë sonë. Tre dekada të mbështetjes së një sistemi të mirëqeverisjes, luftimit të korrupsionit dhe mbështetjes së proceseve demokratike në vend, duke përfshirë forcimin dhe promovimin e zhvillimit ekonomik të vendit.
Për kënaqësinë time të madhe, ai bashkëpunim dhe mbështetje, së bashku me përpjekjen e madhe që ne si vend investojmë për demokratizim, po jep rezultate. Ne kemi pozicionin tonë të lartë të progresit demokratik në radhë të parë në raport me vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor sipas matjeve të “Freedom House”. Sipas matjeve të “Reporterët pa kufij” nga vendi i 118-të në botë në vitin 2016, arritëm në vendin e 38-të në botë për lirinë e medias dhe vetëm në mandatin tim u ngjitëm në listë me 19 vende në 1 vit. .
Por partneriteti ynë i fortë shihet edhe në ekonomi. Tregtia me Shtetet e Bashkuara vitin e kaluar arriti në një çerek miliardë dollarë. Aktualisht kemi 12 kompani të mëdha amerikane që vijnë nga Shtetet e Bashkuara, por edhe nga Kanadaja, nga kontinenti i Amerikës së Veriut.
Shumica e kompanive janë nga industria e automobilave, por një pjesë hyjnë edhe në sektorin e energjisë dhe elektronikës, këtu kemi “Lear”, “Dura”, “Adient por duhet të veçoj edhe “Bektel dhe Enka” që do të punojë në projektin më të madh të infrastrukturës në historinë e vendit tonë, më duhet të përmend edhe "Yageo", një nga prodhuesit më të mëdhenj të çipave në botë, gjegjësisht "Kemet", me të cilin punojnë në partneritet si investimi më i njohur së fundmi që do të kontribuojë seriozisht në rritjen dhe zhvillimin e ekonomisë maqedonase dhe diçka që ishte e paimagjinueshme deri pak kohë më parë sot po bëhet realitet, pra në vendin tonë do të prodhohen çipa kompjuterikë për industrinë e automobilave, aviacionit dhe mjekësisë.