Koordinator kombëtarë për Informatikë dhe Energjetikë

Blerant Ramadani është doktorant në Fakultetin e Elektroteknikës dhe Teknologjive Informative. Ka magjistruar në projekt menaxhment dhe ka diplomuar në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike. Të gjitha studimet i ka ndjekur në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup. Gjatë gjithë karrierës së tij ka pasur role të ndryshme, si asistent ligjërues në Universitetin “Nënë Tereza” (2018-2023), projekt menaxher në B.B.F Company Ltd (2016-2018), dhe aktualisht, Koordinator Nacional për Informatikë dhe Energjetikë në kuadër të Qeverisë së
Republikës së Maqedonisë së Veriut (2023-tani).

Si një hulumtues i përkushtuar, Blerant Ramadani ka botuar punime në revista dhe konferenca mbi energjinë e ripërtërishme, zhvillimin e qëndrueshëm, mësimin makinerik dhe fusha të ngjashme. Ka marrë pjesë në konferenca, seminare dhe programe trajnimi ndërkombëtare, duke zgjeruar vazhdimisht njohuritë dhe ekspertizën e tij. Ai ka marrë pjesë edhe në projekte të ndryshme, ku mund të përmendim tre vitet e punës në projektin Anti-Drones NATO SPS. Ndër arritjet e tij të dukshme, z. Ramadani është shpallur studenti më i mirë i gjeneratës, ka marrë çmimin e publikut në NASA Space Applications Challenge dhe ka marrë Çmimin Kombëtar për Planin më të Mirë të Biznesit. Përkushtimi ndaj profesionit të tij dhe ndjekja e vazhdueshme e njohurive, ilustron vendosmërinë e tij për të dhënë kontribut të rëndësishëm në fushat e burimeve të ripërtërishme të energjisë, zhvillimin e qëndrueshëm dhe aplikimin e inteligjencës artificiale në fushën e energjetikës.

 

Е-маил: blerant.ramadani@gs.gov.mk