Kovaçevski: Maqedonia e Veriut ka nevojë për integrim në BE, jo për izolim me vetveten

Maqedonia e Veriut ka nevojë për integrim në Bashkimin Evropian, jo për izolim, unë jam optimist racional, besoj në qëllimin dhe po punoj për ta arritur atë qëllim, tha në përgjigjen e tij Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski. në konferencën që u zhvillua në kuadër të përfundimit të samitit të Komunitetit Evropian në Kishinau të Moldavisë.

Kryeministri Kovaçevski theksoi se nëse nuk ndodhin ndryshimet kushtetuese, vendi do të kthehet në periudhën nga viti 2006 deri në vitin 2016 dhe në vend të integrimit do të kemi izolim.

“Pamë se si duket izolimi, pa infrastrukturë, shtet i robëruar, për liri mediatike, ishim në vendin e 130-të, tani jemi të 38-të në botë, sundimi i së drejtës u karakterizua si një regjim hibrid.

 

Sot, për një vit, kemi një përparim prej 19 vendesh për sa i përket lirisë së medias. E njëjta gjë vlen edhe për aktet e tjera të pushtetit.

Partitë politike dhe deputetët në Kuvend kanë obligim dhe përgjegjësi para qytetarëve që të marrin vendime që mundësojnë një të ardhme më të mirë dhe një standard më të mirë jetese për gjeneratat e tashme dhe të ardhshme.

Anëtarësimi në BE nuk është qëllim në vetvete, anëtarësimi në BE është qëllim me të cilin ne e arrijmë atë që duan qytetarët”, tha Kryeministri Kovaçevski duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve.