Zëvendës kryetari i parë i Qeverisë dhe ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, Artan Grubi ka pritur në takim zëvendës ambasadorin amerikan, Eric Meyer.
Grubi dhe Meyer kanë diskutuar mbi zhvillimet e fundit politike në vend, procesin e ndryshimeve kushtetuese, rrugën e integrimit europian si dhe fillimin e punimeve të Korridoreve 8 dhe 10D.
Të dy bashkëbiseduesit diskutuan për situatën politike në vend si dhe procesin e integrimit europian dhe vazhdimin e rrugës drejt hapjes së kapitujve negociues.
Grubi theksoi që e ardhmja europiane e qytetarëve dhe e vendit tonë është më e rëndësishme dhe se ne jemi gati për çdo vendim që do të mundësonte miratim konsensual të ndryshimeve kushtetuese.
Diskutimi mbi rëndësinë e realizimit të projekteve si Korridori 8 dhe 10D jo vetëm për vendin por edhe mbarë rajonin ka bërë që e gjithë Qeveria të jetë e përkushtuar në jetësimin e tyre të shpejtë dhe cilësor, tashmë pas miratimit të ndryshimeve ligjore.
Gjatë takimi, Grubi gjithashtu e ka falënderuar për përkrahjen e madhe për vendin tonë në rrugëtimin drejt familjes europiane si dhe vazhdimin e dialogut strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.