Kryeministri Dimitar Kovaçevski, sot në Strugë në prag të hapjes zyrtare të Forumit të Prespës për Dialogun 2023, u takua me përfaqësuesin special të Qeverisë të Republikës Federale të Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Saracin.
Në takim u theksua mbështetja e qartë e Gjermanisë, për përparimin e mëtutjeshëm të vendit tonë në integrimet evropiane.
Theksohen pritshmëritë konkrete se Maqedonia e Veriut i njeh shanset e papërsëritura për perspektivat evropiane të qytetarëve të Maqedonisë, si dhe kontributin e saj në kontekstin gjeopolitik aktual dhe stabilitetin e Evropës.