Kovaçevski: Gjermania qëndron pas nesh dhe ajo çfarë është dakorduar me 27 vendet anëtare të BE-së në kornizën negociuese

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, në kuadër të vizitës zyrtare dyditore në Berlin, Republika Federale e Gjermanisë, dha deklaratë për shtyp.

Në vazhdim ua përcjellim  deklaratën integrale të Kryeministrit:

“Dje ishit të pranishëm në konferencën për shtyp ku së bashku me kancelarin Sholc biseduam për aspektet më të rëndësishme të bashkëpunimit dypalësh ndërmjet Gjermanisë dhe Maqedonisë së Veriut, si dhe për mbështetjen që kemi nga Gjermania. Dje mesazhi i kancelares ishte jashtëzakonisht i qartë, Gjermania mbetet një nga partnerët më të përkushtuar dhe një vend që praktikisht jep mbështetjen më të madhe për vendet e Ballkanit Perëndimor për integrimin në BE. Një pjesë e mirë e pyetjeve që janë parashtruar u përgjigjën,dhe kanë të bëjnë me vendimet që duhet të marrim. Kancelarja ishte shumë e qartë se Gjermania është pas nesh dhe se ajo që është dakorduar me 27 vendet anëtare të BE-së dhe është pjesë e kornizës negociuese është praktikisht ajo që vendet anëtare të BE-së i përmbahen dhe se vendet anëtare të BE-së janë garanci për këtë, 27 dhe veçanërisht ato që janë më të mëdhenjtë dhe më të fuqishmit në BE, dhe këtu përfshihet Gjermania. 

 

Ai gjithashtu shprehu edhe mbështetjen e Gjermanisë në pjesën e vendimit që kemi para nesh, që është votimi i amendamenteve kushtetuese për futjen e pjesëve të tjera të popujve duke përfshirë pjesët e popullit bullgar në preambulën e kushtetutës sonë. .

Është një vendim që duhet të merret deri në fund të skriningut në mënyrë që procesi të mos ndalet dhe Maqedonia e Veriut të vazhdojë hapjen e kapitujve dhe reformave që do të pasojnë, për të cilat do të nevojiten sërish 2/3 në pjesë e reformës në drejtësi, në fushën e reformës së administratës publike, reformës në media, të gjitha këto janë ligje të cilat miratohen me 2/3 e shumicës. 

Prandaj them se ky lloj votimi dhe kjo lloj reforme nuk duhet të jetë lëndë e debateve politike ditore dhe temave mbi të cilat merren pikë politike ditore nga zgjedhjet në zgjedhje, por duhet të jenë objekt i një konsensusi social sepse sigurojnë një integrim më të shpejtë të shtetit dhe BE-së dhe mbi të gjitha një standard më i mirë jetese për qytetarët.

Gjatë vizitës kam pasur rastin të kem edhe takime të tjera, një nga ato takime është edhe me fondacionin “Fridrih Ebert”, i cili është prezent në vendin tonë prej shumë vitesh që nga pavarësia. Aty gjithashtu u diskutua edhe për integrimin e Maqedonisë së Veriut në BE dhe për reformat që po bëhen dhe në disa prej tyre vetë fondacioni merr pjesë në financimin e një numri të madh projektesh në vitet e kaluara, për momentin dhe në të ardhmen.

Gjithashtu, ekonomia është një temë shumë e rëndësishme në fushën e bashkëpunimit me Gjermaninë. Ju duhet të dini se Gjermania është partneri më i madh tregtar i Maqedonisë së Veriut, mbi 3.5 miliardë euro eksporte vjetore nga Maqedonia e Veriut shkojnë në Gjermani. Më pas, 200 kompani gjermane janë investitorë në Maqedoninë e Veriut, të cilët punësojnë mbi 20,000 punëtorë që kanë paga mbi mesatare në vend.

Kemi diskutuar edhe për investimet e reja që do të bëhen, këtu mendoj para së gjithash për “Gereshajmer”, një kompani gjermane në fushën e mjekësisë që po ndërton fabrikën e pajisjeve të vaksinave, KOSTAL, e cila do të nisë një investim të ri në shtet. Një prodhues i madh baterish, gjithashtu nga Gjermania.

Kam pasur një takim edhe me drejtorin e përgjithshëm të Dojçe Telekom dhe kolegët e tij përgjegjës për Evropën, ku kemi biseduar më së shumti për teknologjinë 5G, të cilën Telekomi i Maqedonisë tashmë e ka implementuar në vendin tonë.

Më pas për zgjidhjet teknologjike që ka dhe bën Dojçe Telekom, si më i madhi në Evropë dhe tre më të mëdhenj në botë dhe ato kanë të bëjnë me sigurinë kibernetike dhe mundësimin e shërbimeve të të dhënave për institucionet private dhe publike, si dhe arritjet e fundit u prezantuan në këtë pjesë. Konsideroj se kjo do të jetë temë e një takimi më të madh që do të mbahet në Shkup, sepse procesi i digjitalizimit është një proces që ec gjithmonë përpara, por së bashku me digjitalizimin, siguria kibernetike gjithmonë shkon dorë për dore. Sa më i madh të jetë digjitalizimi, atëherë siguria kibernetike vjen në një nivel më të rëndësishëm.

Kam pasur një takim edhe me media nga Gjermania, do të mund të shohim intervistën time në FAC dhe takime të tjera dypalëshe që janë në nivel të Ministrisë së Punëve të Jashtme”.