Në mbledhjen e sotme të 172-të të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, u miratua grupi i dytë i kontratave të kompanive për mbështetje shtetërore me Ligjin për mbështetje financiare të investimeve. Këtë vit ka një numër rekord të aplikimeve nga kompanitë, që do të thotë se besimi i biznesit tek institucionet po rritet. Përpjekjet e kësaj Qeverie për të krijuar një marrëdhënie partneriteti dhe një ekonomi të parashikueshme po japin rezultate.
Këtë vit janë regjistruar 432 aplikime rekord për projekte të reja investuese nga po aq kompani. Në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut u miratua grupi i dytë prej 90 kontratash, në mbledhjen e sotme të 167-të u miratua grupi i parë prej 82 kontratash, pjesa tjetër janë në proces vlerësimi dhe do të përfundojnë në javët e ardhshme.
Këto 90 kompani, kontratat e mbështetjes së investimeve të të cilave përmes Ligjit për mbështetjen financiare të investimeve u miratuan sot nga Qeveria, po hapin vende të reja pune dhe të paguara mirë. Vetëm në vitin e parë investues 2022 kanë hapur 556 vende të reja pune dhe deri në fund të cikleve të investimeve vetëm këto 90 kompani do të hapin 1822 vende të reja pune.
Investimet që këto kompani po bëjnë janë jashtëzakonisht të rëndësishme në këtë periudhë të rimëkëmbjes nga kriza.Investimet e tyre tregojnë shkathtësinë dhe qëndrueshmërinë e kompanive, si dhe mundësitë në ekonominë tonë vendore.
Këto 90 kompani në vitin e parë investues 2022 kanë investuar 48.11 milionë euro, ndërsa deri në fund të cikleve të investimit do të investojnë 122,76 milionë euro.
Ndryshimet në Ligjin për mbështetje financiare të Investimeve që janë bërë në vitin 2019 kujdesen për zhvillimin e balancuar rajonal dhe sigurojnë mbështetje më të madhe për kompanitë në rajonet më pak të zhvilluara. Shpërndarja e barabartë rajonale e kompanive dhe struktura sipas madhësisë tregojnë dhe dëshmojnë se Ligji për mbështetje financiare të investimeve ofron mundësi të barabarta për të gjitha kompanitë në vend, pavarësisht madhësisë apo vendndodhjes së tyre. Është e rëndësishme vetëm që kompanitë të bëjnë investime në zhvillimin e tyre dhe përparësinë konkurruese, për të treguar sukses në punën e tyre.
Përmes Ligjit për mbështetje financiare të investimeve, në gjshtë vitet e fundit, që nga sjellja e tij në vitin 2017, janë kontraktuar marrëveshje për mbështetje me 630 kompani, të cilat shërbehen nga Kabineti i zëvendëskryetarit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, të ngarkuar për çështje ekonomike, koordinim të resorëve ekonomikë dhe investimeve, si one-stop shop.
Zhvillimi ekonomik, përmirësimi i konkurrencës së kompanive në tregjet e brendshme dhe ndërkombëtare dhe ngritja e standardit të jetesës së punonjësve, mbetet prioriteti kryesor i Qeverisë.