Kryeministri Dimitar Kovaçevski sot pasdite në seancën për pyetje të deputetëve në Kuvend i theksoi përfitimet e rrugës së integrimit evropian të shtetit, rëndësinë e vazhdimit të rrugës evropiane, për përfitimet nga anëtarësimi i plotfuqishëm në BE. Ai e theksoi edhe rëndësinë e Qeverisë pro-evropiane për qytetarët dhe vendimin e ardhshëm burrështetas për perspektivat evropiane të qytetarëve, që pritet nga Parlamenti.
" Këto përfitime do të thonë më shumë vende pune, përmirësim të standardit jetësor, mundësi më të mëdha afarsite dhe mundësi të mëdha që mundësojmë të përparojmë në zhvillimin edhe si shtet edhe si qytetarë," tha Kovaçevski, i cili kumtoi më shumë fakte që e vërtetojnë atë.
"Fakti është se vetëm përmes programit IPA deri më tani në vend për modernizimin dhe zhvillimin e infrastrukturës janë investuar rreth 1 miliard euro mjete të pakthyeshme.Në rrjedhë është Programimi i IPA-s për vitin 2024 të mjeteve financiare me vlerë prej 80 milionë euro. Mjetet e projektuara për programin IPA 3 (2021-2027) që tashmë ka filluar për vitin 2021, 2022 dhe 2023 arrijnë 243 milionë euro. Mjetet finaciare evropiane, të cilat në formën e mbështetjes së pakthyeshme financiare, përmes programeve IPARD i referohen modernizimit të bujqësisë - për IPARD 2 arrijnë në 60 milionë euro, të cilat me punën tonë të përgjegjshme i kemi dedikuar tërësisht për nevojat e bujqve. Për shkak të shfrytëzimit më të madh prej 98 për qind të mjeteve nga programi IPARD 2, ne jemi të parët në rajon që fillojmë me programin e ri IPARD 3. Bashkimi Evropian, për programin IPARD 3, rriti fondet për 62 për qind dhe tani kemi 97 milionë euro të reja, të pakthyeshme në dispozicion për këtë program", tha Kovaçevski.
“Është një konfirmim shtesë, duke pasur parasysh mënyrën se si miratohet ndihma makrofinanciare, për të gjitha proceset reformuese që po bën shteti dhe që ishin edhe kusht për miratimin e kësaj ndihme makrofinanciare”, theksoi kryeministri. .
Më herët, siç tha ai, Komisioni miratoi një propozim për një paketë financiare prej 3 miliardë eurosh për dhjetë partnerë nga zgjerimi dhe i fqinjësisë, për të ndihmuar në zbutjen e pasojave ekonomike të pandemisë, nga të cilat 160 milionë euro i ka marrë Maqedonia e Veriut. Dhe ne morëm një grant prej 80 milionë euro për t'u përballur me krizën energjetike, shtoi kryeministri Kovaçevski, duke treguar për grantet në kuadër të kornizës së investimeve për Ballkanin Perëndimor, në sektorin e energjisë dhe transportit.
Kryeministri Kovaçevski kujtoi deklaratën e ambasadorit evropian Gir, i cili gjatë vizitës së përbashkët në autostradën Gradsko-Drenovë, e cila po ndërtohet me fondet evropiane IPA në vlerë prej 21 milionë euro deri më tani, tha se qëllimi i përkrahjes së përgjithshme nga Bashkimi Evropian deri më tani është Republika e Maqedonisë së Veriut që të përgatitet për t'u bërë anëtare e plotë, për të gëzuar përfitimet e anëtarësimit në BE, për të pasur qasje në burime më të mëdha.
“Kjo nënkupton zbatimin e reformave evropiane dhe kjo do të thotë një qeveri evropiane me bashkëpunim të shkëlqyer me BE-në. Ne të gjithë mund ta vërtetohemi vetë se çfarë do të thotë mbështetja evropiane dhe solidariteti evropian kur punojmë së bashku me partnerët e BE-së”, tha kryeministri Kovaçevski.
Kryeministri theksoi se “ajo mbështetje do të vazhdojë, me shumë më tepër fonde, përmes programeve dhe fondeve të reja, kur të bëhemi anëtare të Bashkimit Evropian, siç tregohet nga shembujt e zhvillimit të Rumanisë, Republikës Çeke, Sllovakisë, dhe Polonia”. Një vend anëtar i BE-së, siç tha kryeministri, merr më shumë se 11 herë më shumë fonde për banor sesa vendet kandidate për anëtarësim. Këto para nënkuptojnë investime në standardin e jetesës, në vende të reja pune, në një jetë më të mirë të qytetarëve dhe aplikim të vlerave evropiane në vend. Këtë e presin sidomos të rinjtë në vendin tonë.
“Dallimi mes kohës kur vendi ishte praktikisht në izolim ndërkombëtar dhe qytetarët po zhyteshin në varfëri dhe sot kur jemi anëtare të NATO-s dhe po ndjekim një rrugë të qartë evropiane është qartë i dukshëm. Kemi një numër rekord të investimeve të brendshme, të investimeve të huaja direkte, një numër rekord vendesh të hapura, një numër rekord eksportesh nga investimet e huaja direkte, tre herë më shumë ndihma sociale, pagë minimale të dyfishuar, pagë mesatare pothuajse dyfishuar, mbështetje më të lartë historikisht për kompanitë vendase të hapin një cikël të ri investimesh dhe burimesh financiare përmes Bankës Zhvillimore për të ruajtur likuiditetin e investimeve”, tha kryeministri Kovaçevski, i cili theksoi perspektivat e hapura nga integrimi euroatlantik.
"Kjo konfirmon se shteti ynë mund të përparojë dhe të rritet shumë më shpejt, vetëm si pjesë e BE-së dhe NATO-s. Pas anëtarësimit në NATO, me çka i siguruam sigurinë dhe integritetin territorial, u tregua se investitorët duan klimë të parashikueshme për investim dhe vendi tashmë ka regjistruar një numër rekord të investimeve të huaja direkte në vlerë prej 753 milionë euro, që është dy herë më shumë se në vitin 2016. E se me përparimin në rrugën evropiane dhe anëtarësimin në BE, kompanitë vendore fitojnë mundësinë për të hyrë në tregun e unifikuar të BE-së - një treg me rreth 500 milionë njerëz dhe dyer të hapura për bashkëpunim dhe biznes që do t'u mundësojë atyre përparim, ndërsa qytetarëve u jepet mundësia për punë të reja dhe të paguara më mirë dhe një standard jetësor evropian.
Nga kjo,mund të konkludohet se aderimi në BE nuk është vetëm proces politik, por edhe proces ekonomik, me përfitime konkrete për qytetarët.
Mbështetja nga partnerët tanë evropianë është çelësi për përmbushjen e standardeve evropiane dhe afrimin e vendit me BE-në, si dhe rritjen e standardit jetësor në të gjitha bazat e qytetarëve. Dhe prandaj e them se ia vlen të jesh në rrugën e integrimeve evropiane. Ne kemi mundësinë të bëhemi shtet anëtar i BE-së deri në vitin 2030, me gjuhë të mbrojtur maqedonase dhe identitet të mbrojtur maqedonas. Kjo mundësi po hapet tani dhe tani kushtet janë të tilla që është në interes të të vendeve anëtare të BE-së dhe shtetit tonë dhe vendeve të rajonit që ky rajon të integrohet plotësisht në BE". Prandaj duhet secili duhet të mendojnë në këtë drejtim këto parametra, të jenë një nga vendimet kur marrim vendime në lidhje me integrimin e shtetit në BE, meqë në këtë mënyrë sigurojmë një jetë më të mirë për qytetarët këtu në vend," tha kryeministri Kovaçevski në seancën e pyetje parlamentare në Kuvend.