Koalicioni më i rëndësishëm në vend për momentin është koalicioni për Evropë, theksoi
Kryeministri, Dimitar Kovaçevski në “Tema e ditës” në televizionin Sitel. Kryeministri tha se
për momentin ai koalicion udhëheq procesin për vazhdimin e integrimit evropian të shtetit,
gjegjësisht procesin për prosperitet ekonomik, drejtësi sociale dhe sundim të demokracisë.
“Këto janë tre përfitimet kryesore të anëtarësimit në BE. Shtetet që janë anëtarësuar, në 5
vitet e para kanë nga 70 deri 100% rritje të pagave të punëtorëve të tyre, kanë nga 80 deri
në 90 për qind rritje të PBB-së. Vetëm shikoni Slloveninë dhe Kroacinë.
Neve këtu nga paratë e buxhetit subvencionojmë bujqësinë, marrim më së shumti në rajon
prej 100 milionë euro nga BE-ja, a e dini sa do të marrin vendet anëtare, Kroacia dhe
Sllovenia? 6 miliardë euro. Ky është dallimi nga vendi anëtar në vend kandidat.
Një vend anëtar merr ndihma evropiane 11 herë më të madhe se BE - fonde për kokë banori
nga një vend kandidat.
Tani do t'i lëmë mënjanë të gjitha këto, për të dëgjuar fjalët boshe të politikanëve të së
kaluarës dhe dikujt që dëshiron të mbajë pozicionin e tij me çdo kusht. Shteti këtë nuk e
meriton, këtë e ka parë prej 11 vitesh. 11 vite e ka parë”, tha Kovaçevski.
Kryeministri theksoi se për vendin është vendimtare që koalicioni evropian të vazhdojë të
jetë i fortë për ta çuar vendin në BE.
“Një gjë është e sigurt se është vendimtare në vend, koalicioni evropian apo fronti europian
të jetë i fortë, i vetmi që vendin ta vendosë në mënyrë të pakthyeshme në trenin për në
Bruksel”, theksoi Kryeministri.