“Ne kemi një koalicion evropian që është për integrimin evropian të shtetit dhe është i njëjti koalicion që siguroi anëtarësimin e shtetit në NATO, ndërsa në anën tjetër VMRO-DPMNE-së dhe Levicës nuk ka ndryshuar politikën në lidhje me izolimin të shtetit”, theksoi kryeministri Kovaçevski në intervistën për emisionin “10 minuta” për TV 21.
“Ju e dini që janë të njëjtat parti që ishin kundër anëtarësimit në NATO, ishin kundër shumë proceseve që u zhvilluan në vend, qoftë mosmarrëveshja me Greqinë, ligjet e tjera që u bënë për relaksimin e marrëdhënieve brenda vendit, para gjithash mendoj se jetesa e përbashkët e të gjitha komuniteteve që jetojnë në Maqedoninë e Veriut. Mendoj se kjo është e vetmja politikë që tregon VMRO-ja. Bllokada politikë, politik izolimi dhe e vetmja gjë që mbetet gjithmonë e njëjtë gjithë mendjet e tyre është frenimi i proceseve që nënkuptojnë një jetë më të mirë dhe integrim i shtetit. Të mos harrojmë se integrimin në BE e kemi filluar bashkë me Kroacinë në vitin 2006, sot Kroacia është shtet anëtar i BE-së, pjesë e Shengenit dhe integroj që e pranoj euron. Ndërsa ne vitin e kaluar i kemi filluar negociatat, falë kësaj Qeverie”, tha kryetari i Qeverisë, Kovaçevski.
Kryeministri Kovaçevski tha se qytetarët nuk e meritojnë të ulen sërish në pritore, ku kryetari i VMRO-DPMNE-së i cili tha se nëse duhet do të presim 10, 20 dhe 30 vjet” nënvizoi Kovaçevski.