Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, në hapjen e Forumit Strategjik të Bledit, u prit nga Kryeministri i Republikës së Sllovenisë, Robert Gollob, si dhe zëvendëskryeministrja dhe ministre e Punëve të Jashtme, Tanja Fajon.
Në Forumin Strategjik të Bledit këtë vit, udhëheqësit e pranishëm dhe pjesëmarrësit e panelit do të përpiqen të japin perspektiva të ndryshme në drejtim të përballjes me sfidat me të cilat përballen vendet e Evropës dhe të botës të shkaktuara nga agresioni ushtarak i Rusisë kundër Ukrainës, që lidhen me sigurinë, qasja me ushqimin dhe energji, zhvillimin ekonomik të vendeve evropiane, si dhe sfidat që lidhen me ndryshimet klimatike. Për vendet e Ballkanit Perëndimor, fokusi do të jetë në vazhdimin e proceseve integruese evropiane në kuadër të trazirave gjeostrategjike që rezultuan nga lufta në Ukrainë.
Në Forumin Strategjik të Bled, Kryeministri Kovaçevski do të ketë prezantimin e tij në panelin udhëheqës të pasdites së bashku me Kryetarin e Këshillit Evropian, Sharl Mishel dhe kryeministrat e Sllovenisë, Robert Golob, i Shqipërisë, Edi Rama, i Kroacisë, Andrej Plenkoviq, të Bullgarisë, Nikollaj Denkov dhe të Kosovës, Albin Kurti, të Malit të Zi Dritan Abazoviq dhe kryetares së Këshillit të Ministrave të Bosnjës dhe Hercegovinës Borjana Krishto.