Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevsk, sot në Bled të Sllovenisë, ku po merr pjesë në Forumin Strategjik të Bledit, u takua me kryetarin e Qeverisë së Republikës së Kroacisë, Andrej Plenkoviq.
Në takimin ku mori pjesë edhe zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, u biseduan për zhvillimet aktuale në procesin e integrimeve evropiane të Maqedonisë së Veriut. Dy kryeministrat vlerësuan se integrimi evropian është mekanizmi më i mirë për përparimin e vendit tonë, i cili ndër të tjera do të mundësojë për një ekonomi të qëndrueshme, një standard më të lartë jetese për qytetarët dhe do të sjellë më shumë investime.
Bashkëbiseduesit shkëmbyen mendime në lidhje me procesin e zgjerimit të BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor, i cili përveç përfitimeve ekonomike do të sigurojë stabilitet dhe siguri në Ballkan.
Republika e Maqedonisë së Veriut vazhdimisht merr mbështetje institucionale nga Republika e Kroacisë në shkëmbim të përvojave në procesin e përgatitjes së negociatave për anëtarësim me BE-në. Kovaçevski dhe Plenkoviq gjatë takim konfirmuan se një mbështetje e tillë do të vazhdojë edhe në të ardhmen.
Të dy qeveritë do të vazhdojnë të përpiqen për thellimin e marrëdhënieve dypalëshe si dhe forcimin e bashkëpunimit ekonomik.