“Forumi strategjik në Bled trazoi opinionin vendas dhe ndërkombëtar, por mesazhet që u dërguan atje nga Kryetari i Këshillit Evropian, Sharl Mishel, si dhe nga kryeministrat e kroat, Plenkoviq dhe slloven Gollob, nuk dallojnë nga qëndrimi i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, eurointegrimi dhe anëtarësimi në BE deri në vitin 2030”, theksoi Kryetari i Qeverisë Dimitar Kovaçevski në emisionin televizionin “Vesti Plus” në televizionin Kanal 5.
“BE-ja tashmë ka interes për zgjerim, nëse në të kaluarën ka qenë e nevojshme të gjenden shtete që janë në favor të zgjerimit, tani nuk është më e mundur të gjenden shtete që janë kundër zgjerimit.
Zgjerimi është bërë një nga fjalët kyçe jo vetëm në BE, por edhe në Aleancën e NATO-s, ndërsa gjithçka në dritën e luftës që po zhvillohet në Ukrainë. Ju e dini që ne u bëmë anëtari më i ri i NATO-s dy vjet më parë, por sot NATO ka një anëtar më shumë, që është Finlanda, dhe një anëtar më shumë që është në proces ratifikimi, ajo është Suedia. Dy vendet ndoshta më të pasura në Evropë që duan t'i bashkohen Aleancës më të madhe të mbrojtjes ushtarake në botë, duke qenë se kjo u lejon atyre të mbrojnë demokracinë e tyre në një aleancë të tillë.
Dhe vizita e zëvendës-ndihmës sekretarit të Shtetit të SHBA-ve, Gabriel Eskobar, ishte një tjetër mesazh i fuqishëm se partneri strategjik i Maqedonisë së Veriut, SHBA-të, mbështesin ndryshimet kushtetuese me qëllim anëtarësimin e vendit në BE, theksoi Kryeministri.
“Ajo që mbeti si konkluzion kyç në atë takim është se SHBA-të qëndrojnë së bashku me BE-në në qëndrimin se interesi i tyre strategjik dhe ai i BE-së dhe i yni, ku të tre interesat përputhen, është që Maqedonia e Veriut të jetë pjesë e BE-së.
E dyta, SHBA i konsideron si partnerë ato parti politike që punojnë për integrimin e vendit në NATO dhe për integrimin e vendit në BE dhe luftën kundër korrupsionit dhe krimit. Z. Eskobar as nuk ka ardhur për të bërë presion ndaj askujt, as ka ardhur për të parashtruar ndonjë plan, ka ardhur vetëm për të thënë se partneri ynë i parë dhe më i rëndësishëm politik, SHBA-të, kanë të njëjtin interes si ne, dhe ai është që Maqedonia e Veriut të jetë pjesë e BE-së dhe na inkurajoi që ne i morëm vendimet e nevojshme”, tha Kryeministri në intervistë.