“E ardhmja evropiane është dëshirë e qytetarëve dhe këtë e tregojnë sondazhet e bëra ku një numër i madh i qytetarëve e përkrahin procesin e integrimeve evropiane”, tha Kryetari i Qeverisë, Dimitar Kovaçevski në pjesëmarrjen në “Vesti Plus” në televizionin Kanal 5. Qytetarët duan demokraci, shtet të së drejtës, standarde të larta.
“80% e qytetarëve maqedonas janë për integrimin e vendit në BE. Çdo sondazh i opinionit publik që mund ta shikoni tregon 80% për integrimin në BE. Shihni se ku ishte vendi në vitin 2016. Një shtet i robëruar, marrëdhënie të trazuara ndëretnike brenda shtetit, marrëdhënie të trazuara plotësisht me shtetet fqinje dhe asnjë milimetër nuk lëvizi në integrimet evropiane dhe NATO-s. Sundimi i së drejtës shihej si çfarëdo, politizimi i plotë i të gjitha institucioneve, liria e mediave vendi i 140-të në botë, sot jemi në vendin e 38-të në botë. Sundimi i një demokracie të karakterizuar nga të gjithë si një regjim hibrid dhe si një shtet i robëruar. Sot kemi edhe standardin ekonomik në atë kohë, paga minimale ka qenë 7,700 denarë, sot është 21,000 denarë. Pensioni minimal pothuajse është dyfishuar, pensioni mesatar është rritur për 40%”, tha Kryeministri Kovaçevski për Kanal 5.
“Mospranimi i vendimmarrjes që do të vazhdojë procesin e eurointegrimeve, do të thotë pengim i avancimit të shoqërisë sonë”, theksoi Kryeministri Kovaçevski beson se kjo do të jetë në interes të politikanëve dhe biznesmenëve të korruptuar që nuk mund të punojnë në tregun konkurrues evropian.
“Parandalimi i avancimit të shoqërisë sonë është vetëm në interes të politikanëve të korruptuar. Do të jetë vetëm në interes të biznesmenëve që mund të punojnë në një vend të izoluar, që nuk mund të punojnë në një treg konkurrues evropian, vetëm në interes të propaganduesve që punojnë për vendet e treta që nuk duan ta shohin vendin të integruar në BE”, tha Kryeministri.
Vazhdimi i procesit të skriningut, si dhe i procesit të reformave të brendshme, do të nënkuptojë ndryshimin e funksionalitetit të shoqërisë, i cili është gjithashtu i një rëndësie të madhe për shtetin dhe mbi të gjitha për qytetarët. Kryeministri Kovaçevski theksoi se kjo mund të ndodhë vetëm në procesin e integrimeve evropiane.
“Vazhdimi i procesit të skriningut, pastaj hapja e kapitujve, do të thotë reforma konkrete, të rrepta brenda institucioneve. Shikoni, kur flasim për sundimin e së drejtës, të gjitha ligjet që kemi miratuar janë bërë bashkë me BE-në, por sërish ka mosfunksionim. Ka sërish një mosfunksionim. “Kemi bërë pavarësi të plotë të organeve të drejtësisë, shikoni Kushtetutën, shikoni ligjet, që sot të kemi një komision që do të vlerësojë punën e Këshillit Gjyqësor dhe atë nga BE-ja”, tha Kryeministri.